Një organizatë partnere me një grup të financuar nga George Soros dhe e drejtuar nga një radikal i majtë që është vëllai i reverendit Al Sharpton ka punuar me kujdes javët e fundit për regjistrimin e të dënuarve në Alabama.
Qëllimi ishte listimi i sa më shumë të dënuarve deri të hënën e kaluar, afati i fundit për regjistrimin për të votuar në zgjedhjet speciale të 12 dhjetorit për Senatin e Albamës, të cilat vënë përballë Republikanin Roy Moore dhe sfidantin Demokrat Doug Jones. Drejtuesi i fushatës e ka bërë të ditur se përpjekjet e tij janë për të siguaruar fitoren e demokratëve në Alabama.
Mijëra të dënuarit që thuhet se janë regjistruar së fundi ka shumë mundësi të mos jenë përfshirë në ndonjë nga sondazhet e kryera nga firmat e mëdha për garën për Senatin e Alabamës.
Vetë Jones është i lidhur me disa nga organizatat që u përpoqën për regjistrimin e të dënuarve. Siç ka raportuar Breitbart News, Jones drejtoi një projekt për një grup ligjor aktivist të financuar nga Soros që kërkonte të drejta të plota votimi për të dënuarit e liruar nga burgu, përfshirë edhe ata që kanë qenë dënuar për vrasje, përdhunime dhe krime të tjera të dhunshme.
AL.com raportoi se pastori Kenneth Glasgow ka qenë në ballë të kësaj nisme në të gjithë shtetin, e cila pati sukses në regjistrimin e mijëra të dënuarve në Alabama në javët e fundit. Glasgow është ndihmuar në përpjekjet e tij nga grupe të tjerë të financuar nga Soros, përfshirë American Civil Liberties Union (ACLU).
The Village Voice më herët e ka përshkruar Glasgow-n, vëllai nga nëna i Sharptonit, si një “ish i dënuar dhe drogaxhi në kurim që është shndërruar në predikues rruge”.
Glasgow është aktualisht president i një grupi që ka themeluar më 1999, me emrin The Ordinary People Society (TOPS). Ai ka qenë edhe lider i një organizate tjetër, i lëvizjes radikale Free Alabama Movement (FAM), e cila prej vitesh ka ndërhyrë në popullsinë e burgjeve në Alabama.
Glasgow tha për AL.com se vetëm muajin e fundit “besoj se kemi regjistruar të midis pesë e dhjetë mijë njerëz në të gjithë shtetin”.
“Kam njerëz në të gjithë shtetin që bëjnë regjistrime në Tuscaloosa, Birmingham, Montgomery, Enterprise, Dothan, Abbeville, Geneva, Gordon, Bessemer”.
Duke folur në programin e tij në radio, Glasgow tha se “mbushja e votimeve” me të regjistruarit nga burgjet mund të ndryshojnë prirjen e votës, duke marrë si shembull garën për guvernator në Virginia. Në atë shtet, Guvernatori Terry McAuliffe përdori pushtetin ekzekutiv në prill për t’u rikthyer të drejtën e votës 200 mijë të dënuarve.
“Ne kemi shansin të bëjmë të njëjtën gjë si në Virginia”, deklaroi Glasgow stated.
Glasgow ka përfituar nga një ndryshim bërë në maj, kur guvenatori i Alabamës, Kay Ivey, firmosi një ligj që përshkroi si “poshtërsi morale” një klauzolë në kushtetutën e shtetit që i mohon të drejtën e votës kujtdo ka kryer një krim.
Ligji i ri gjeneroi një listë me rreth 50 krime që futen në etiketën e “poshtërisës morale”, përfshirë vrasjen, pengmarrjen dhe abuzimin seksual. Glasgow u angazhua në aktivitetet që promovonin ligjin. Kjo do të thotë që ai është i lirë të regjistrojë të dënuar krimet e të cilëve nuk futen nën etiketën e “poshtërsisë morale” sipas përkufizimit të shtetit.
Aktivizmi i Glasgow-t synon të mbushë boshllëkun e lënë nga refuzimi ligjor i Alabamës për të njoftuar dhjetëra mijëra ish të dënuar se ata kanë rifituar të drejtën e votimit. Një gjyqtar federal në korrik mbajtin anën e shtetit të Alabamës, duke pohuar se shteti nuk ka nevojë të bëjë njoftime të tilla pasi Ivey firmosi ligjin që iu rikthen të drejtën disa të dënuarve.
Një grup i financuar nga Soros, i quajtur Campaign Legal Center, bëri padi kundër shtetit të Alabamës vitin e kaluar, duke bërë thirrje për fushatën edukuese për publikun për të informuar të dënuarit për rifitimin e të drejtës për të votuar. Çështja vazhdon ende.
“Kjo nuk është çështje Demokrate apo Republikane, kjo është çështje demokracie”, tha Danielle Lang, avokate e Campaign Legal Center.
Përveç financimeve nga Soros, Campaign Legal Center ka marrë financime edhe nga Tides Foundation dhe Brennan Center for Justice, të cilat financohen nga Soros.
Doug Jones ka drejtuar shumë projekte të Brennan, përfshirë kërkesën për të drejta të plota votimi në të gjithë vendin për të burgosurit e liruar, pavarësisht krimeve të kryer.
Brennan Center ka marrë grante të panumërt nga Open Society Foundations i Sorosit, mbi 7,466,000 dollarë vetëm për periudhën 2000-2010.
ACLU e financuar nga miliarderi hungaro-amerikan gjithashtu bëri padi në gjyq kundër Shtetit të Alabamës, duke kërkuar informimin e të dënuarve për rifitimin e të drejtës për të votuar.
ACLU ka punuar edhe me TOPS të Glasgow-t për regjistrimin e të dënuarve.
The League of Women Voters of Alabama (Lidhja e Grave Voutuese të Alabamës) është ndër përkrahëse e informit të të dënuarve. Fondacioni Soros është ndër donatorët e Lidhjes. MoveOn.org e Sorosit, e cila mbron të drejtën e të dënuarve për rikthimin e votës, ka qenë shumë aktive në Alabama, ku thotë se ka 43 mijë anëtarë.
Në fillim të kësaj jave, Think Progress, një projekt Center for American Progress, financuar nga Soros, deklaroi se “dhjetëra mijëra vota të të regjistruarve të rinj mund të ndryshojnë zgjedhjet për Senatin e Alabamës”.
TOPS e Glasgow-t, e cila ka regjistruar të dënuarit e Alabamës, financohet nga Open Philanthropy Project, një OJQ e financuar nga Cari Tuna dhe burri i saj, Dustin Moskovitz, bashkëthemelues i Facebook dhe Asana.
TOPS është në partneritet të hapur me Drug Policy Alliance, financuar nga Soros, e cila kërkon dekriminalizimin e rasteve të drogës. Qëllimi kryesor i Alliance është krijimi i një bote ku njerëzit “nuk ndëshkohen më për atë çka duan të fusin në trupin e tyre por vetëm për krime të kryer kundër të tjerëve”.
Open Society Foundations i Sorosit ka dhuruar 50 milionë dollarë për të ndihmuar Alliance në përpjekjet e saj.
Marrë nga Breitbart.com