• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agronomi i KESH, bixhoz me lekët e taksapaguesve

13:04 : 04/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Fillimi i dhjetorit ka nisur me reshje të dendura, por sërish shqiptarët do ta paguajnë sa frëngu pulën energjinë që do të konsumojnë.

Kjo për shkak të keqadministrimit të situatës hidrike në vend nga ana e Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare.

Zoti ua dha shiun shqiptarëve, dhe çmimi energjisë do të ishte 10.7 euro (në rastin kur KESH do t’ia shiste OSHEE-së këtë energji), por sërish OSHEE do ta blejë gjatë gjithë dhjetorit energjinë me çmim 95 euro…

Korporata Energjetike Shqiptare ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 300 mijë euro vetëm gjatë dy ditëve (29-30 nëntor) nga keqadministrimi i situatës energjetike në vend.

Kompania publike, e cila është përgjegjëse për miradministrimin e rezervave energjetike ne vend, në mënyrë të përsëritur, abuzon me monopolizimin e tregut energjetik, duke u shkaktuar xhepave të qytetarëve dëme të konsiderueshme.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

KESH është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, energji të cilën më pas ia shet OSHEE me një çmim të rregulluar nga Enti Rregullator i Energjisë, energji kjo që shkon për të mbuluar nevojat e konsumatorit shqiptar.

Sipas kuadrit ligjor që rregullon marrëdhënien midis dy shoqërive publike, KESH nuk mund të shesë energji, pa plotësuar më parë nevojat e OSHEE-së, nevoja që diktohen nga konsumi i tregut vendas.

Në situatën energjetike aktuale, vlerësuar si tepër kritike, janë blerë gjatë vitit 2017, 200 milionë euro energji për nevojat vendase dhe në shtator, janë akorduar nga Këshilli i Ministrave 3 miliardë lekë të paparashikuara, për përballimin e situatës nga të dyja këto shoqëri. Duket absurde që në këto kushte kritike, KESH ka luksin të shesë energji me një çmim mesatar 73 euro (çmimi datës 29-30 nëntor), teksa një ditë më pas, OSHEE e blen këtë energji nga dy klientët e KESH, EFT dhe GSA, me çmim mesatar 95 euro (çmimi i datës 1 dhjetor e në vazhdim), pra me një diferencë 22 euro më shumë.

Në këtë mënyrë, shtrohet pyetja: Nëse KESH kishte energji pse nuk ia shiti OSHEE-së, por privatit, ndërkohë që ky është edhe një detyrim ligjor?

Në faqen zyrtare të KESH ka një mungesë informacioni lidhur me pyetjet e ngritura nga mediat, por burime janë shprehur se KESH nuk mund t’ia shesë direkt OSHEE-s këtë sasi energjie, pasi marrëveshja mes tyre është mbyllur që në fillim të muajit dhe nuk mund të ndryshohet.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga OSHEE, sipas të cilit marrëveshja mund të ndryshohet, por KESH nuk e ka njoftuar fare për tepricat e energjisë, edhe pse këtë e ka detyrim ligjor.

Absurdi i dytë është fakti, që KESH shet energji, kur sipas të dhënave niveli i ujit në Fierzë është në pikat më minimale. Ky vendim për shitje energjie tek privatët ka habitur edhe ekspertët e fushës.

Nisur nga parashikimet e motit për ditët në vazhdim, KESH duhet të mirëmenaxhonte situatën, duke minimizuar nevojat e OSHEE-së për të blerë energji nga privatët, gjatë muajit dhjetor, gjë që do të shmangte absurdin e blerjes së energjisë me çmime tavan, kur në ditët në vazhdim parashikohen reshje të shumta.

Nuk është hera e parë që abuzime të tilla shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike, pasi e njëjta situatë është përsëritur edhe në vitin 2015.

KESH shiti energji tek sekserët e tij privatë me çmime të ulëta, të cilët më vonë ja shitën atë OSHEE-së.

Sipas të dhënave zyrtare, në atë kohë këto kompani tregtare fituan 7 milionë euro, të gjitha lekë taksapaguesish shqiptar.

Drejtori i KESH Agron Hetoja

KESH do të vazhdojë të shkaktojë dëme me qindramijëra euro, sepse për ironi në krye të këtij institucioni qëndron një …agronom.

Agron Hetoja që drejton KESH-in prej vitesh është diplomuar pikërisht si agronom, thua se u zhdukën nga vendi emrat e njohur dhe specialistët e kësaj fushe.

 

 

 

/American eye/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Basha e Rama, të dy drejt Brukselit

TË GJITHA

Bushati: Shqiptarët votuan në një farsë, Rama s’e lëshon pushtetin!

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, Irani nuk i bëri dëm askujt

22:16 : 23/06/2025

Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar: Shpresoj që…

22:05 : 23/06/2025

Zyrtare/ Largimi i tetë nga Vora, mbyllet bashkëpunimi me mbrojtësin

21:56 : 23/06/2025

Rinumërimi në Tiranë: Mbi 560 kuti të rinumëruara, sa vota ka humbur PD dhe PS

21:47 : 23/06/2025

Kapiteni i Shqipërisë U19 firmos me Veronën

21:38 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com