Kryeministri Rama eshte ndalur në zonën e Kutallisë pasditen e se dieles, një pikë strategjike për eksportet bujqësore ku qytetaret i janë përkushtuar prodhimit të tokës dhe sipas Rames, kjo ben qe ata te meritojne shume me shume nga sa eshte bere deri me tani, si ne infrastrukture, edhe ne subvencsione.
“Këtë herë, falë investimeve mbrojtëse të lumit dhe punës së jashtëzakonshme në pastrimin e sistemimin e kanaleve kulluese, nuk kanë dëme në fushat e tyre prodhuese, u shpreh Rama teksa takoi banoret me te cilet shkembeu edhe shume batuta.
Pyetjeve te banoreve si per rrugen ashtu edhe per subvencionet Rama iu pergjigj me kerkesen per te qene te duruar pasi me fillimin e zbatimit te buxhetit te vitit 2018 qe u miratua dy jave me pare do te nisin investimet.
“Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’, e kemi Fiat Punto’, te vogel, avash avash’, iu tha Rama banoreve.
Teksa njeri e ngacmoi per kreun e opozites Lulzim Basha, Rama i tha:
“Po ç’ke me Lulin, Lulin e kemi djale te mire, po eshte pak i vogel, do rritet”.