Zgjerimi i shtratit të Përroit të Gurrës, ka lënë pa energji fshatrat Vergoi e Senica. Sipas informacioneve që sjell korrespondentja e “Panorama ‘ situata është shumë e rënduar për zonën, veçanërisht në furnizimin me energji elektrike.
Kjo gjë konfirmohet edhe nga drejtuesit e OSHEE Sarandë.Nga prurjet e shumta përroi ka marrë me vete dhe shtatë shtylla së bashku me linjën elektrike.
Në kushtet e shirave të rrëmbyeshëm të një natë më parë ka qenë e pamundur vendosja e shtyllave. Për emergjencë është vendosur një linjë për të furnizuar me energji fshatrat Fushë Vërri, Kalasë e Tatzat, duke u vendosur tre shtylla provizore. Ndërkohë fshatrat Vergo e Senicë janë ende pa energji elektrike.
16:42
VIDEO/ Shpëtohen tre personat e një familje në Ferras të Fierit kishin disa orë të bllokuar nga uji
Një familje e cila ishte e bllokuar prej disa orësh është mundur që të evakuohet në Fier.
Shërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre