Pasi ka pare nga afer situaten e permbytjeve ne Ferras dhe Mifol dhe ka degjuar nga afer edhe banore te zones se permbytur, kryeministri Rama ka zhvilluar nje takim me trupat e Forcave te Armatosura qe jane te vendosura ne uren e Mifolit, ne ndihme te atyre qe presin evakuimin.
“Djema jeni heronj! Nuk di si tju falenderoj! Falenderimet dhe vleresimet e mia maksimale”- u ka thene Rama.
Ai shoqerohet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe ministri Damian Gjiknuri. Rama ka kerkuar angazhim te plote dhe te punohet per te gjitha hallkat problematike te zihxhirit.
Rama ka cmuar edhe prefektet e rinj per punen e bere dhe ministrja, per te cilet ka thene se jane 24 ore pa gjume, pasi jane ne krye te detyres.
“Ministren e kemi 48 ore pa gjume, po i mbyllen syte, po ne do te sigurojme se ne rast se od te jete nevoje nje kredhje ne lume dhe 48 ore te tjera e merr veten”- tha Rama.
Mesazhi i Rames
Novoselë, Vlorë aty ku edhe pse intesiteti i rreshjeve është më i dendur këtë vit në krahasim me 2015, situata është shumë e ndryshme; ka më pak familje të evakuuara (560 në 2015 – 80 këto ditë); më pak shtëpi të dëmtuara dhe asnjë kokë bagëti e humbur. Investimet në argjinaturën e lumit, furnizimi me dy linja i hidrovorëve, si dhe puna e mirëorganizuar me forca të pesëfishuara në terren, na dhanë një aftësi mbrojtëse shumë më të madhe krahasuar me 2015! Respekt për të gjithë punonjësir e shtetit që janë të angazhuar ditë-natë pranë familjeve të prekura nga moti i tërbuar.