• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrasës, e mbron prokuroria e Fierit”/ Dy aksidentet e ish-drejtorit të Doganës, reagon burri që i zbuloi lidhjen intime

14:29 : 21/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Pasditen e djeshme qyteti i Vlorës u trondit nga dy aksidente të njëpasnjëshme, të ndodhura në rrugën Transballkanike, dhe që të dyja kishin për protagonist ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili u shkarkuar pas përgjimeve që tregonin dhunën dhe kërcënimet e tij ndaj bashkëshortit të dashurës që kishte në një lidhje jashtëmartesore.

46-vjeçari nën drejtimin e një automjeti luksoz tip “Volkswagen Tuareg”,, përplasi fillimisht një këmbësore. Lagji nuk ndaloi t’i jepte ndihmën e parë apo të njoftonte autoritetet, por i dha gaz duke përplasur dhunshëm disa metra më tutje një tjetër automjet.

Në bordin e këtij të fundit ishte një person që mbeti po ashtu i plagosur së bashku me këmbësoren dhe të dy u transportuan në spital.

Teksa, Lagji është vënë në pranga nga policia dhe mbi të rëndojnë akuzat “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, në lidhje me dy aksidentet e njëpasnjëshme të tij ka reaguar edhe Algert Beluli.

Ai publikoi audio-përgjime me ish-drejtorin e Doganave, ku Lagji e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’, ndërsa historia kishte nisur pas marrëdhënies intime që bashkëshortja e Belulit, Anxhela Ngjeqari kishte krijuar me 46-vjeçarin.

Lexo edhe:

EMRAT/ Borxhi 25 mijë euro çoi në dhunimin e 49-vjeçarit në Kavajë, del VIDEO e sherrit

Aksident në qendër të Kavajës, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina

Beluli deklaron se Lagji ka ndërhyrë për të shpëtuar Anxhela Ngjeqarin nga akuzat për aksidentin që ish-bashkëshortja i shkaktoi atij, ku tentoi t’i merrte jetën duke e shtypur me makinë. Sipas tij për këtë ekzistojnë të gjitha provat në prokurori dhe asnjë masë nuk është marrë, ndaj Beluli ka frikë se Lagji do të dalë i pa lagur edhe nga aksidenti i djeshëm.

Beluli është shprehur gjithashtu se i është dashur të largohet nga Shqipëria pasi zbuloi tradhtinë e bashkëshortes me ish-kreun e doganës së Fierit, i cili më pas edhe e dhunoi.

“Ky është rast i përsëritur, pasi më ka goditur është larguar. Ky është një rast i paralajmëruar shumë qartë, se e kam denoncuar atë person në organet e shtetit. Nuk është marrë asnjë masë ndaj atij personi. Ai del në rrugë, sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale. Unë jam këtu pasi në Shqipëri jam përndjekur nga personi, nga persona të paidentifikuar. Më pas nuk më ka dalë dikush garant, kam kërkuar azil. Në bazë të asaj që konstatoj, dyshoj se prokuroria e Fierit është e kapur nga krimi. I bëj thirrje opinionit publik se personi në fjalë mund të marrë jetë njerëzish, ai deklaron se është kriminel, që ka dijeni për vrasje”, shprehet Beluli.

Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshorten e tij për lidhjen jashtë-martesore ndërsa pas akuzave, ish-drejtori i doganës së Fierit u pezullua.

LEXO EDHE:

“Të q*** rracën”/ Drejtori që kërcënoi qytetarin, protagonist i aksidentit më dy të plagosur (VIDEO)

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës në Fier

Etiketa: #Aksident#Boldnews#dhune#boldnewsalgert beluliArlind Lagji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Borxhi 25 mijë euro çoi në dhunimin e 49-vjeçarit në Kavajë, del VIDEO e sherrit

08:53 : 24/08/2023
AKTUALITET

Aksident në qendër të Kavajës, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina

16:26 : 14/08/2023
AKTUALITET

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e Doganës në Fier

10:43 : 23/03/2023
Foto ilustruese
AKTUALITET

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës në Fier

13:42 : 21/03/2023
AKTUALITET

“Të q*** rracën”/ Drejtori që kërcënoi qytetarin, protagonist i aksidentit më dy të plagosur (VIDEO)

19:43 : 20/03/2023
AKTUALITET

U plagos në aksidentin ku vdiqën 4 të rinj, ndërron jetë pas 1 jave 27-vjeçarja shtatzënë

16:37 : 28/02/2023
Para

Kunati i Luizit: Ku do shkojnë 250 mijë dollarët e grumbulluar në "GoFundMe"

TË GJITHA

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com