• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të q*** rracën”/ Drejtori që kërcënoi qytetarin, protagonist i aksidentit më dy të plagosur (VIDEO)

19:43 : 20/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një aksident me dy persona të plagosur ndodhi pasditen e sotme në Vlorë. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, një 45-vjeçar, nën drejtimin e një automjeti luksoz, përplasi fillimisht një këmbësore. Nuk ndaloi ti jepte ndihmën e parë apo të njoftonte autoritetet, por i dha gaz duke përplasur dhunshëm disa metra më tutje një tjetër automjet. Në bordin e këtij të fundit ishte një person që mbeti po ashtu i plagosur së bashku me këmbësoren. Të dy u transportuan në spital.

Shoferi 45-vjeçar i mjeti tip “Volkswagen Tuareg”, protagonist i aksidentit është Arlind Lagji, Drejtori i Doganës Fier deri pak muaj më parë. Lagji u shkarkua nga detyra pas një raportimi mediatik që tregoi se ai kishte kërcënuar me jetë dhe dhunuar një person, me bashkëshorten e të cilit kishte pasur marrëdhënie intime.

Aksidenti

Aksidenti këtë të Hënë u shënua në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 17:40.

“Shtetasi A.L. (Arlind Lagji), rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka aksidentuar shtetasen I.S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.  Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B.C., 63 vjeç”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

I.S dhe B.C u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, konfirmuan blutë.

“Drejtuesi i automjetit shtetasi A.L. (Arlind Lagji) u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, dnërsa “grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast”, shtuan të njëjtat burime.

Kërcënimi dhe dhunimi i qytetarit

Në Shtator 2022, një emision televiziv tregoi sesi Arlind Lagji, ende në detyrë si Drejtori i Doganës Fier, dhunoi dhe kërcënoi me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Denoncuesi Algert Belulaj u shpreh se lidhur me kërcënimet bëri edhe denoncim në organet ligjzbatuese, por shtoi se ndaj Lagjit nuk u mor asnjë masë.

Kjo ishte arsyeja, shtoi ai, perse iu drejtua medias për rastin.

Në një audio-publikim të publikuar, Lagji i drejtohet Belulajt me fjalët: do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi…

Disa pamje të publikuara treguan momentet e dhunës së drejtorit ndaj Bellulajt. Ky i fundit tregoi se Arlind Lagji e kërcënoi me armë zjarri.

Pas publikimit të rastit, Arlind Lagji u shkarkua nga detyra.

Etiketa: AksidentArlind Lagjivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

11:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një person

17:52 : 30/10/2025
Para

Të arrestuar për kontrabandë nafte, pse u lirua ekuipazhi i anijes “Queen Majeda”

TË GJITHA

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com