• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Përmbytjet, zonat më të rrezikuara dhe çfarë pritet në orët në vazhdim…

17:30 : 01/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Këtë të premte vendi ynë është zgjuar nënë pushtetin e ujit. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, ndërkohë që pritet të evakuohen disa mijëra banorë që preken nga vërshimet e lumenjëve. Për momenti 3 qytetet në të cilat situata shfaqet më problematike janë Fier, Vlora dhe Fushë-Kruja.

Lumi Vjosa pritet që të dalë nga shtrati në orët në vazhdim dhe të shkaktojë përmbytje si në vitin 2015. Për këtë shkak janë paralajmëruar banorët që janë prekur nga përmbytjet e dy vitet më parë që të largohen sa më shpejt nga banesat tyrem perndryshe do të largohen edhe me forcë.

Ndërsa në Fushë-Krujë është dashur edhe ndërhyrja e helikopterëve për të evakuar banorët e bllokuar nga uji. Situata shfaqet e zymtë edhe në qytete të tjera si Korçë, Berat, Shkodër dhe Gjirokastër, ku niveli i ujit ka arritur nivelin 50 cm. Ndërkohë, sipas Instituti i Gjeoshkencave, i gjithë vendi do të vijojë të qëndrojë nën ujë, pasi reshjet e shiut do vijojnë dhe të jetë akoma më intensive, deri ditën e shtunë, gjë e cila do të shkaktojë vërshime nga lumenjtë e mëdhenj, sii dhe rrëshkitje masive dheu.

Zonat më të rrezikuara

Në zonën e Fierit dhe të Vlorës, pranë urës së Novoselës duket se tokat bujqësore janë të mbuluara me ujë. Një evakuim masiv do të fillojë në Novoselë të Vlorë. 2500 familje janë të detyruara të lënë banesat e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjes. Emergjencat Civile kanë vënë në dukje se nëse banorët nuk do të duan të largohen me dëshirë, do të evakuohen me forcë nga grupet e shpëtimit. Kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi, deklaroi për mediat sot se “sipas raportimeve për sasinë e reshjeve në Greqinë Veriore dhe juglindje të vendit tonë, pritet pas 6 orësh vërshimi i lumenjve Seman, Vjosë dhe Shkumbin dhe përmbytje në hartën e zonave të përmbytura në 2015. Ndaj, duhet të evakuohet popullata e përmbytur në 2015, pasi situata është në ato nivele si në 2015 ose edhe më ekstreme. Pas orës 15:00 shtabi i emergjencës do evakuojë banorët duke përdorur edhe forcën”, tha Prençi.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në Vlorë do të nisë evakuimi i mbi 3 mijë banorëve nga Novosela. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje 1 ose 2 orësh. Mësohet se janë evakuar rreth 3 mijë banorët e 6 fshatareve, banesat e të cilëve preken nga lumi. Banorët do strehohen tek konvikti i shkollës industriale dhe tek Pallati i Sportit. Në fshatin Mallkuç të Fushë-Krujës një helikopter ka ndërhyre nga ajëri për për të evakuar banërt e bllokuar nga uji. Nga ky fshat janë nxjerrë 5 persona me helikopter, ndërkohë që po punohet edhe për evakuimin e personave të tjerë që janë prekur nga përmbytja. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë. Ndërkohë mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi, si dhe aksi rrugor Fushë-Krujë-Laç, është i bllokuar. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë, urë që lidh 4 qytete; Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Po ashtu, në Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë ndërkohë ka dal nga shtrati lumi Zezë.

Situata me ujin e pijshëm

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën, që prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kanë shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, duke sjellë një situatë kritike në impiantin e përpunimit të ujit e për rrjedhojë në furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit. Aktualisht, nga matjet që stafi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kryen çdo 15 minuta, niveli i turbullirës në impiant rezulton 13.000 NTU, nga 50-65 NTU që duhet të jetë normalisht për t’u futur në përpunim, e më pas për shpërndarje në çezmat e qytetarëve. Për këtë arsye, momentalisht impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar. Pavarësisht kësaj, UKT po shfrytëzon maksimalisht të gjitha burimet e saj alternative, konkretisht burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit, për të ulur sa të jetë e mundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.

Akset Rrugore të kalueshëm

Policia Rrugore njofton qytetarët mbi akset kryesore në vend, cilat janë të kalueshme dhe cilat jo. Këshillohet që të kufizohet sa më shumë përdorimi i makinave. Akset rrugore janë kryesisht të kalueshme mepërjashtim të Qafë Kashar-Vorë-Qafë Kashar. Segmenti Tiranë-Rinas, rruga që lidh aeroportin është i kalueshëm. Problem paraqet rruga Fushe Krujë-Kurbin, ku policia devijoi qarkullimin e makinave në rrugën e vjetër pasi rruga e re është mbuluar nga uji në zonën e Derbenit. Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, është i hapur. Në rrugët e tjera ka prezencë të ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshëm. Edhe në qendrat e banuara ka prezencë të rritur të ujit, por trafiku vazhdon të jetë i menaxhueshëm. Sygjerohet që drejtuesit e makinave që udhëtojnë në drejtim të Jugut të përdorin rrugën Tiranë-Elbasan-Peqin. Policia Rrugore kërkon që në aksin Milot-Fushe Krujë të ndërpritet qarkullimi i kamionave me inerte dhe me krom, pasi prezenca e tyre bëhet shkak për bllokimin e rrugës dhe pengon autoritetet të vijnë në ndihmë për mjetet e tjera.

Çfarë pritet në orët në vazhdim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar të dhëna për situatën me te cilën pritet të përballet kryesisht pjesa jugore e Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) deri të shtunën (dt.02.12.2017) priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 10 cm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017). Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Meri jep Horoskopin e Dhjetorit/ Kujdes! Një pjesë e errët do prekë këtë shenjë...

TË GJITHA

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

17:56 : 09/06/2025

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

17:47 : 09/06/2025

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com