Nga: Enkel Xhangoli
Vetëm 24 orë u deshën që Shqipëria të zhytet në ujë dhe të krijohet kaos në çdo cep të vendit.
Brenda këtyre orëve u përmbytën me dhjetëra familje, rrezikuan jetën qindra banorë duke i’u shkatërruar shtëpi e biznese.
Në fakt deri këtu asgjë e re.Tashmë, jemi mësuar, si çdo dimër përmbytjet janë bërë pjesë e stinës. Në një vend si i joni ku ingranazhet e shtetit janë ndryshkur, është diçka e zakonshme.
Për mendimin tim përgjegjësia më e madhe bie mbi Emergjencën Civile e cila vetëm për rastet emergjente që nuk është, si në zjarre gjatë verës ashtu dhe në përmbytjet gjatë dimrit.
Si çdo vit në prag të dimrit flasin për masat e marra, për gadishmërinë dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa në mes të përmbytjeve japin alarmin se nuk mund të kontrollojnë situatën.
Çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe? Si nuk mund të parandalosh një fenomen që ka vite e vite që përsëritet?
Kjo mund të ndodhi vetëm një shtet dallkauk dhe në një qeveri të përgjumur si kjo e jona, e cila mashtron qytetarët në fushata dhe më pas luan me jetët dhe djersën e tyre.
Si mundet që ushqehet një familje që varet nga blegtoria apo buqësia, kur gjënë e gjallë dhe tokën ia mbytë uji?
Me çfarë do jetojnë këta njerëz? Me një dëmshpërblim që nuk vjen kurrë, apo më një ndihm sociale që nuk mund të blejnë dot një thesë miellë se ushqime të tjera jo e jo?!
Dje kryeministri “rrahu” gjoksin në parlament, duke thënë se masat për përmbytjet janë marrë që një javë më parë.
Po sot çfarë do të thojë? Një tjetër gënjeshtër për dëmshpërblim dhe se vitin tjetër kjo situate nuk do të përsëritet më?!
Gjithsesi, ne jemi popull që harrojmë, përsëri do të falim, dhe do të shtëngojmë dhe puthim dorën e pisët të politikanëve tanë.
Për ne fillimi i dimrit është dhe nisja e një agonie, jo një agoni stinore, por një agoni e cila i varet në qaf popullit tonë që prej gati 30 vjetësh.
Por, përgjegjsia e kësaj gjendje katastrofike për Shqipërinë, nuk mund ta mbajë vetëm qeveria aktuale, por dhe qevritë paraardhëse të cilat e shikonin shtetin Shqiptarë si një plaçkë.
Për të ardhur keq është fakti që qeveria aktuale po vazhdon grabitjen e nisur, duke e lënë popullin të përballet me të njejta vështirësi si në vitet ’90.
Dimri sapo ka filluar, përmbytjet do vazhdojnë të vënë përpara çfarë të mundin, tashmë jemi në dorë të zotit se shteti ka harruar të bëj rolin e tij.
Dua të theksojë që Shqipëri ka nevojë për “burrë shteti” dhe jo për “hajdut shteti”.