Shtatë familje rome janë evakuuar në Gjirokastër pasi rrezikoheshin nga përmbytja. Ata strehoheshin në disa baraka pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.
Bashkia Gjirokastër ka siguruar strehim të përkohshëm të tyre në konviktin e Shkollës Pedagogjike. Gjirokastra është një prej qarqeve ku intensiteti i reshjeve pritet të jetë shumë i lartë.
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, duke e bërë të vështirë kalimin në rrugën nacionale. Ndërkohë që shumë zona në këtë qark vuajnë mungesën e energjisë elektrike.