• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E bëj unë burgun, lirojeni Dianën”/ Flet burri i gruas së dënuar me foshnjën 8 ditëshe

15:43 : 15/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një bebe vetëm trejavëshe është lënë pa nënë me vendim të gjykatës së Tiranës… Diana Bahçja, 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës, u bë nënë për herë të dytë në jetën e saj në 25 shkurt të këtij viti. Por, teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg…

Sipas vendimit të gjykatës, i marrë në 13 qershor të vitit 2022 nga gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, shtetasja Diana Bahçja do të vuajë dënimin me burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh. Kjo gjobë i ishte vendosur Diana Bahçes në vitin 2020 nga gjykata, me akuzën e braktisjes së fëmijës.

Bashkëshorti i Dianës e denoncoi për mediat të martën ngjarjen tronditëse, duke treguar sesi bashkëshortja është dërguar në burg, vetëm tetë ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë.

Por si qëndron historia dramatike e nënës Diana Bahçja?

Më shumë se 9 vjet më parë, kur Diana ishte ende minorene, rreth moshës 17-vjeçare, Diana martohet. Nga pak muaj pas martesës së parë, Diana sjell një jetë një vajzë. Por, tetë muaj pasi solli në jetë vajzën, Diana divorcohet pasi bashkëshorti ushtronte vazhdimisht dhunë. Këtë gjë e dëshmoi vetë Diana Bahçja, gjatë një bisede telefonike nga burgu i grave në Tiranë.

Lexo edhe:

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

Por, ish-bashkëshorti nuk është ndalur vetëm me dhunën ndaj Dianës, por e ka kallëzuar atë edhe për braktisje të fëmijës. Ndaj, në vitin 2020, Diana është gjobitur nga gjykata me 250 mijë lekë, ndërsa siç tregon vetë Diana, për këtë vendim nuk ishte vënë kurrë në dijeni nga gjykata.

E teksa një sërë institucionesh duket se nuk kanë zbatuar ligjin, dy vjet pasi nuk është ekzekutuar gjoba, gjykata me kërkesë të prokurorisë, gjobën e ka konvertuar në dënim me 1 muaj e 20 ditë burg. Edhe për këtë vendim, i cili është marrë në 13 qershor 2022, kohë kur Diana ka qenë në fillimet e shtatzanisë së dytë, ajo dhe bashkëshorti i saj aktual nuk janë vënë në dijeni.

Tetë ditë pasi ka sjellë fëmijën në jetë, polici i zonës në Drisht, ka shkuar në banesën e familjes Bahçja duke i kërkuar nënës lehonë të paraqitej në komisariat për të firmosur disa shkresa, por pa i thënë që ajo do të shkonte në burg. Bashkëshorti i Dianës, Nazmiu tregon se pasi u paraqitën në polici, edhe pse refuzuan firmosjen e shkresave, bashkëshortja e tij nuk u kthye më në banesë, por u mor në burg.

Pas denoncimit që Nazmiu bëri për mediat paraditen e së martës, mësohet se familja Bahçja e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, në fshatin Drisht, tashmë duhet të përballet edhe me burgosjen e nuses së shtëpisë, e cila ka lënë pas një fëmijë pa gji e pa ngrohtësi të nënës…

Image

Vjehrri dhe vjehrra e Dianës, të cilat janë të moshuar dhe të sëmurë, me lot në sy, e cilësojnë arrestimin e nuses së djalit të tyre si krim që nuk ndodh askund.

Kjo bebe e porsalindur, ka gjetur përkujdesje nga mbesa 11-vjeçare e bashkëshortit të Dianës, e cila tregon se pas arrestimit të Dianës, ka braktisur shkollën për të mbajtur foshnjën e të afërmes së saj…

Ky vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës, duket se është ekzekutuar në shkelje të Kodit Penal.

Sipas nenit 34, paragrafi i fundit i Kodit Penal, përcaktohet qartë se nëse kur e dënuara është shtatëzanë apo me fëmijë nën 1 vjeç, dënimi shtyhet derisa fëmija të bëhet një vjeç.

Diana Bahçja është një nënë lehone, e parrezikshme për komunitetin, por është e pashpjegueshme pse është nxituar drejtësia të burgos një 27-vjeçare, kur në kushtet e saj mund të jepeshin masa lehtësuese, të parashikuara në ligj.

Tashmë mbetet në dorën e presidentit të aplikojë faljen për Dianën, si dhe të institucioneve përgjegjëse, të hetojnë shkeljet e mundshme procedurale dhe ligjore në dënimin e një nëne, që nuk paraqet rrezik për komunitetin.

Kjo është historia e Diana Bahçjes, e cila për herë të dytë “braktis” foshnjet e saj. Herën e parë për shkak të dhunës nga ish-bashkëshorti dhe herën e dytë nga drejtësia… Në të dyja rastet, jo për faj të Dianës…

/Syri.net/

Etiketa: BurgDianadrishthistori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025
AKTUALITET

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

19:20 : 03/06/2025
AKTUALITET

Mos e zbukuroni Ferrin

15:55 : 03/06/2025
AKTUALITET

Pagesa për burgosjen e padrejtë, shtohen paditë! Kërkohet që të ndryshohet vlera e kompensimit

12:57 : 02/06/2025
SHOW BIZ

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025
BOTA

Tronditet bota e artit në Turqi! Dënohen me burg aktorët që luajtën “Sulejmanin e Madhërishëm” dhe “Çukurin”

20:28 : 31/05/2025
Para

Zbulohet data, ja kur do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”

TË GJITHA

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com