Ish e fejuara e Dan Hutrës, Elena Hysa ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 se “ai është një manjak dhe nuk do t’ja dijë për njeri”.
Nga ambientet e Spitalit të Traumës, ku Elena Hysa ndodhet për shkak të plagëve që mori ditën e ngjarjes ka pranuar se ka dashur që të pajtohej me Dan Hutrën, madje për këtë ka folur dhe me motrën e tij, Hasijen.
Elena ka folur edhe për raportet që Dan Hutra ka pasur me Marjanën, të dashurën e Dan Hutrës, të cilës i kishte dhënë lekë borxh.
Ajo tregoi se Dan Hutra ishte herë pas herë i dhunshëm dhe shtoi se në përgjithësi si fis ata janë të dhunshëm.
Intervista e plotë:
Pyetje: Si je? Tani je mirë?
Elena Hysa: Mirë
Pyetje: Çfarë plagësh ke?
Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…
Pyetje: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?
Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.
Pyetje: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?
Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat
Pyetje: Keni folur në telefon atë ditë?
Elena Hysa: Po kam fol atë ditë
Pyetje: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?
Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi
Pyetje: E more ti?
Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të
Pyetje: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?
Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!
Pyetje: Doje ti jepje fund?
Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…
Pyetje: Të ka ofenduar në telefon të ka shar?
Elena Hysa: Gjithmonë
Pyetje: Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?
Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë
Pyetje: Të kërcënoi?
Elena Hysa: Po më kërcënoi
Pyetje: E njoftove familjen tēnde qē more atë kërcënim nga telefoni?
Elena Hysa: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë
Pyetje: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?
Elena Hysa: Po
Pyetje: E bënte shpesh që të kërcënonte?
Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh
Pyetje: Pasi doli nga burgu?
Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh
Pyetje: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?
Elena Hysa: Jo…
Pyetje: Po ai të kishte marr në telefon?
Elena Hysa: Ai po
Pyetje: Je përgjigjur?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Çfarë të thoshte?
Elena Hysa: Pyeste për djalin
Pyetje: U gëzua që erdhi djali në jetë?
Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…
Pyetje: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?
Elena Hysa: Krisje ka pas nuk është se nuk ka pasur
Pyetje: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?
Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar
Pyetje: Të ka dhunuar ndonjëherë?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Fizikisht?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Ti në dokumenta kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psikoemocionale ?
Elena Hysa: Po!
Pyetje: Kishe frikë?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetēn e tij?
Elena Hysa: Jo!
Pyetje: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?
Elena Hysa: Po e kam kërkuar
Pyetje: Kur e more vesh se ai kishte bërë mē parē një gjë të tillë?
Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër
Pyetje: Si ke vepruar?
Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi
Pyetje: Po me vjehrrën si e kishe mardhënien?
Elena Hysa: Shumë keq
Pyetje: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?
Elena Hysa: Presion
Pyetje: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?
Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja
Pyetje: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, ështē e vërtetë kjo?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Ja kishe bërë këto?
Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje
Pyetje: Në momentin që ngelët shtatëzanë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri tjetrin?
Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani
Pyetje: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?
Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua
Pyetje: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët qē të kishte thënë mjeku?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?
Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër
Pyetje: Kur ju u njohët me njëri tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?
Elena Hysa: Jo
Pyetje: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?
Elena Hysa: Jo
Pyetje: Po këtë vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?
Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë
Pyetje: : Ama ishte agresiv apo jo?
Elena Hysa: Po ishte agresiv
Pyetje: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?
Elena Hysa: Po kishte ka pasur
Pyetje: E njeh atë?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Si quhet, Marjana Gurakuqi?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Ku e kishte njohur?
Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur
Pyetje: E ke njohur vet personalisht?
Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar
Pyetje: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?
Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër
Pyetje: Di gjë ku e ka njohur këtë?
Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri
Pyetje: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesē me njëri tjetrin?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?
Pyetje: Po
Pyetje: Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?
Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja
Pyetje: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?
Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend qē më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…
Pyetje: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parēn, ty apo maman, me çfarë tē goditi?
Elena Hysa: Me thikë, thikēn e ka pasur me vete
Pyetje: Erdhi direkt dhe u fut në banesē, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?
Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmē
Pyetje: Të parën kë goditi?
Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait
Pyetje: Ku ishin?
Elena Hysa: Në makinë në oborr
Pyetje: Ju ku ishit për momentin
Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin
Pyetje: Dole jashtë ato momente?
Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vēllait edhe motrën
Pyetje: Ky ku ishte ato momente?
Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para
Pyetje: Para teje për të të mbrojtur ty?
Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lēnë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka shar
Pyetje: Çfarë ju ka thënë?
Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qēlloj edhe djalin
Pyetje: Djalin e vogēl?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?
Elena Hysa: E kisha në krah djalin
Pyetje: Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?
Elena Hysa: Po!
Pyetje: Si shpëtoi bebi?
Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetêr
Pyetje: Po pastaj çfarë ndodhi?
Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap
Pyetje: Ndërkohë mami ishte e plagosur?
Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikē sa ka hyrë brenda në faqe
Pyetje: Të tha ndonjë gjë ndërkohë qē të qëlloi?
Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment
Pyetje: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?
Elena Hysa: Jo
Pyetje: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?
Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy
Pyetje: çfarë ndodhi, u largua?
Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumē shpejt.
Pyetje: Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?
Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po
Pyetje: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe
Elena Hysa: Po, e vërtetë!
Pyetje: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?
Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.
Pyetje: Të thënë nga goja e Danit?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?
Elena Hysa: Ai është maniak
Pyetje: Që do të thotë?
Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd
Pyetje: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?
Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….