• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qëllohet me armë drejt bariut në Selenicë, autorët me precedentë të ngjashëm

10:52 : 14/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Ramicë të Selenicës, këtë të Martë. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga autoritetet, dy persona kanë kanosur dhe dhunuar një çoban 36-vjeçar për ti marrë parë para. Pasi nuk ia kanë arritur qëllimit, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Një prej autorëve të dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Ata janë Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, të dy me precedent në fushën e krimeve kundër personit.

I arrestuari është Endri Beqiraj, 33 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa në kërkim u shpall Julo Rrokaj, 30 vjeç, banues po në qytetin bregdetar.

Ngjarja

Lexo edhe:

Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

Policia u vu në lëvizje pasi mori lajmërimin se ndaj një personi është qëlluar me armë zjarri, bënë me dije burime zyrtare.

Beqiraj dhe Rrokaj “dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin Gëzim Lekaj,, 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash. Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Gëzim Lekaj ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Precedenti

Rasti i gjobëvënies nga dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje nuk është i pari.

Të dy rezultojnë të arrestuar më herët për një rast të ngjashëm. Në vitin 2017, sipas një njoftimi policor të kohës, ata janë vënë në pranga pasi i kanë vënë një gjobë prej 100.000 eurosh një shtetasi.

Më 13 Gusht, policia do të njoftonte arrestimin e tyre për veprën penale Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë. Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta”, thuhej në njoftimin e bluve.

Etiketa: te shtenavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti

10:49 : 22/07/2026
AKTUALITET

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

22:06 : 21/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonën e Ujit të Ftohtë

14:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 mln € për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

14:03 : 21/07/2026
AKTUALITET

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

11:36 : 21/07/2026
AKTUALITET

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë/ Tymi mbulon zonën, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

19:15 : 20/07/2026
Para

Olta dhe Luizi nxjerrin zbuluar produksionin e BBV, rrëfejnë presionin që iu bëhet/ VIDEO

TË GJITHA

“Hapni rrugën”/ Policia bllokon trotuarin te Kuvendi, qytetarët përplasen me efektivët

08:48 : 23/07/2026

PD depoziton kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit komisionit për “Territorialen”

08:45 : 23/07/2026

Deputetët më shumë i druhen vezës sesa gurit e hurit

08:42 : 23/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, dy perimetra sigurie për protestën

08:36 : 23/07/2026

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët njoftojnë protestë, ç’pritet të ndodhë te Kuvendi

08:22 : 23/07/2026

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m²

08:08 : 23/07/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet