• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Del SONDAZHI/ Erdogan drejt humbjes në zgjedhje, lideri i opozitës kryeson me 13 pikë

10:59 : 09/03/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Një sondazh i kryer nga Kompania Kërkimore ORC ka treguar se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të ishte mposhtur nga rivali i tij, Kemal Kılıçdaroğlu, lider i Partisë Laike Republikane Popullore (CHP), me 13 pikë, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në fillim të marsit.

Sondazhi i ORC u krye midis 4 dhe 6 marsit pasi u bë e sigurt kandidatura e Kılıçdaroğlu.

Rezultatet e sondazhit, i cili u krye me 1,850 pjesëmarrës në 28 provinca, treguan se kur Erdoğan përballet me Kılıçdaroğlu, ata do të merrnin përkatësisht 43.2 për qind dhe 56.8 për qind të votave.

Një sondazh i ORC-së i kryer në janar kishte treguar se Erdogan kishte marrë 42.5 për qind të votave ndaj 41.8 për qind të Kılıçdaroğlu, por gjërat duket se kanë ndryshuar shumë brenda dy muajve, kjo edhe për shkak të kemenaxhimit nga qeveria të situatës pas tërmetit vrastar.

Sondazhi i parë i kompanisë i kryer pasi Turqia u godit nga disa tërmete të fuqishëm muajin e kaluar zbuloi gjithashtu se mbështetja për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet ra nën 30%.

Lexo edhe:

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq “përplasen” me ata grekë!

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale, me rreze veprimi deri në 6,000 km

Sipas sondazhit, të kryer midis 22 dhe 27 shkurtit në 45 provinca turke, votat e AKP-së ranë nga 30.2% në janar në 29.1% pas tërmeteve, ndërsa mbështetja për partnerin e saj zgjedhor, Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e ekstremit të djathtë ishte 5.4 për qind, duke mos kaluar as pragun zgjedhor të sapo vendosur në vend prej 7%.

 

2023 Cumhurbaşkanlığı Seçimi
Aday Tercihleri

“Erdoğan/Kılıçdaroğlu yarışında oyunuzu hangi adaya verirsiniz ?”

•Kılıçdaroğlu %56,8
•Erdoğan %43,2

Tarih: 4-6 Mart 2023 pic.twitter.com/sRDLpACOpp

— ORC ARAŞTIRMA (@orc_arastirma) March 7, 2023

AKP dhe MHP së bashku me Partinë e Unitetit të Madh (BBP) formojnë Aleancën Publike kundër një blloku opozitar prej gjashtë partish, të njohur si Aleanca e Kombit.

Në fillim të kësaj jave, 74-vjeçari Kılıçdaroğlu u shpall si kandidati presidencial i këtij blloku, pasi doli fitues nga një betejë e mprehtë lidershipi midis krerëve të partive, të bashkuar në qëllimin e vetëm për t’i dhënë fund dy dekadve të Erdoganit në pushtet dhe dominimit të kombit prej 86 milionë banorësh.

Kandidatura e Kılıçdaroğlu u bë publike fillimisht pas një takimi të bllokut opozitar më 2 mars dhe u zyrtarizua më 6 mars.

Brenda bllokut opozitar, mbështetja për partinë kryesore opozitare CHP është 23.5 përqind në sondazhin e ORC, ndërsa 19.5 përqind shkojnë për Partinë İYİ (Mirë). Mbështetja për Partinë Demokratike të Popullit pro-kurde (HDP), e cila nuk është në aleancën opozitare, ndërkohë është 8.1 për qind.

Ndërkohë, një sondazh i kryer nga Aksoy Research midis 23 dhe 26 shkurtit tregoi gjithashtu mbështetjen e aleancës AKP-MHP në 38.9 për qind, ndërsa gjashtë partitë e opozitës do të kishin marrë 43.4 gjithsej, me HDP që kishte mbledhur 12 për qind të votave.

Erdogan dhe qeveria e tij kanë marrë kritika të gjera nga viktimat e tërmetit, si dhe nga politikanët e opozitës për shkak të asaj që ata pretendojnë se ishte përgjigja e tyre e dobët ndaj tragjedisë. Ata thanë se dështimi i qeverisë për të përgatitur vendin për tërmetet dhe dështimi i saj për të koordinuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në mënyrë efektive dhe në kohë çoi në numrin e madh të vdekjeve, i cili është në më shumë se 45,000 në Turqi.

Etiketa: Rexhep Tajip Erdoganturqia

Lajme të lidhura

BOTA

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq “përplasen” me ata grekë!

19:32 : 25/05/2026
BOTA

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale, me rreze veprimi deri në 6,000 km

10:57 : 06/05/2026
SPORT

Trajneri Foda i beson heronjve të Bratislavës, si pritet të rreshtohet Kosova në sfidën kundër Turqisë

17:51 : 31/03/2026
BOTA

AFP: Turqia nuk ishte shënjestër e raketës iraniane, objektiv ishte baza ushtarake në Qipro

15:47 : 04/03/2026
BOTA

Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon Ankaraja: Jemi gati të kundërpërgjigjemi!

13:21 : 04/03/2026
BOTA

Irani lëshon raketë drejt Turqisë, shkatërrohet nga mbrojtja ajrore e NATO-s

12:52 : 04/03/2026
Para

Zgjedhjet e 14 majit/Meta: Luçiano Boçi si kryebashkiak do të transformojë Elbasanin

TË GJITHA

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom