Emisioni BOOM në RTV Ora News ka sjellë sot historinë e një babai, i cili është divorcuar nga gruaja dhe prej më shumë se dy viteve nuk i ka takuar fëmijët.
Bëhet fjalë për shtetasin Seman Hoxha nga Shishtaveci i Kuksit. Për shkak të problemeve familjare Semani është ndarë nga bashkëshortja në 31 mars të vitit 2014.
Sipas vendimit të Gjykatës 2 fëmije do të qëndronin me të ëmën, ndërsa një djalë do të jetonte me babain. Ai mund t’i takont 2 fëmijet e vegjel 2 herë në muaj nga ora 8 deri në orën 16 ndërsa për pushime mund të qëndronin bashkë 15 dite.
Pas divorcit babai i ka takuar disa herë fëmijet por më pas nuk ka mundur për shkak se bashkëshortja së bashku me 2 fëmijet minorenë është larguar nga Shqipëria. Siç tregon edhe babai, fëmijet kanë kaluar jashtë territorit shqiptar për në Francë pa prokurë, dhe ai ka 2 vite që nuk di se çfare ndodh me fëmijet e tij.
I përmalluar për fëmijet ai i është drejtuar institucioneve, përgjegjësi polici, prokurori, gjykatë, por askush nuk i ka dhënë shpjegim.
Ai i është drejtuar policisë së Kukësit për të bërë një denoncim për largimin e fëmijëve, por ky i fundit nuk ka pranuar t’i marrë denoncim, edhe pse kjo është një e drejtë ligjore e çdo personi.
Me pas i është drejtuar Zyres Përmbarimore në Kukës për mos zbatim të vendimit të Gjykatës, por as Permbarimi nuk ka marrë asnjë masë. Pas heshtjes totale të institucioneve Shtetërore zoti Seman iu drejtua emisionit ‘Boom’ .
Gazetarja e ‘Boom’ ka kontaktuar me shefin e policise të Komisariatit të Kuksit dhe ky i fundit na ka sqaruar se nuk ishte në dijeni të rastit. Menjëherë ka marrë masat për ti ardhur në ndihme qytetarit dhe pas 2 orësh pritje denoncimi iu mor, falë ndërmjëtsimit të BOOM.
Denoncimi
Seman Hoxha: Kam qenë i martuar dhe me pas u divorcova. Ish gruaja ka marrë 2 fëmijet dhe ka ikur jashte shtetit, unë s’kam punë me gruan dua femijet se i kam rritur vete. Sipas vendimit te gjykates unë duhet ti takoj femijet 2 here ne muaj, por ka 2 vjet qe nuk i takoj dot. Si udhetoi gruaja ime pa autorizim? Nuk di ku te trokas, ne polici nuk me marrin denoncim , as zyra permbarimore nuk me ndihmon. Kur me merr malli per to mbyllem në dhomë dhe qaj.
Bisdea me përmbaruesin
Gazetarja: Kemi një vendim gjykate që ky duhet të takojë dy fëmijët, por nuk mund t’i takojë se gruaja i ka ikur në Francë.
Përmbaruesi: E di çështjen në fjalë. Ju çfarë kërkoni konkretisht?
Gazetarja: Ne duam që zyra juaj t’i mundësojë këtij zotërie takimin me fëmijët, dhe të gjeni se ku i ka fëmijët, sepse vendimi duhet ekzekutohet.
Përmbaruesi: Tani, është shumë normale që për probleme të thella dhe procese të tilla të bëhet reciprokisht. Kur nuk bëhet me marrëveshje bëhet nga zyra përmbarimore. Po ky zotëria e dika që s’qeka këtu fëmija dhe si mund t’i drejtohesh zyrës së përmbarimit kur fëmijët dhe gruaja ndodhet në një shtet të huaj.
Gazetarja: Kemi një vendim gjyqësor është i pa zbatuar aktualisht. Vijmë te zyra juaj, sepse vetëm te ju mund të gjejmë zgjidhje.
Përmbaruesi: Ju në qoftë se doni me bo formalitete, formalitete boni. Duhet të bësh disa procedura në një ekzekutim vendimi, kushdo qoftë edhe privatit. Ngaqë palët nuk janë interesuar sot që e shoh..
Qytetari: Jo, jo jam interesuar që atëhere.Unë e kam dhe që më ke kërcënuar, unë e kam paditur edhe në polici.
Përmbaruesi: Hej zot i madh…….
Qytetari: Sulejman të lutem tregohu i sinqertë, unë e kam edhe që më ke nxjerr zhaqe në korridor më ke qit përjashta. Të lutem e kam, të gjitha i kam të rregjistruara.
Përmbaruesi: Gjuha e tjetrit nuk ka kufij.
Qytetari: Jo, jo unë i kam që edhe më ke kërcënuar, që më ke nxjerr zhaqe në koridor.Unë e kam dokumentin të lutem.
Gazetarja: Ky do të takojë fëmijët.
Përmbaruesi: O zonjë të lutem,unë të thashë po të flas pak si tepër tashi. Ka përmbarues privat mund ta marresh.
Gazetarja: Po ne jemi në shtet pse duhet të shkoj në privat? Do të takojë fëmijet.
Përmbaruesi: O zot i madh…
Gazetarja: Ça kërkoni nga ne? S’ka pse të shkojë në privat, ju kemi ju këtu.
Qytetari: Unë nuk kam lekë të shkoj te private,unë dua fëmijët e mi t’i takoj.
BOOM arriti të gjejë kohën dhe vendin nga është kaluar kufi.
Data e daljes se ish bashkeshortes të Semanit është 28.08. 2015 ora 21´e 59 nga Durresi për në drejtim të Barit. Janë organët kompetente që duhet të nisin hetimin se si është e mundur që dy fëmijë minorenë të kalojne kufirin pa prokurën e prindit.