• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma greke fiton sërish pa garë tenderin 220 mijë € të KQZ-së për fushatën sensibilizuese

10:20 : 21/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një firmë greke ka fituar sërish tenderin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fushatën sensibilizuese. Është e njëjta që fitoi edhe në vitin 2021, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por nëse Celibashi donte t’ia jepte paratë kësaj firme, përse bëri tender? Çfarë e lidh kreun e KQZ-së me këtë firmë, aq sa firmat e tjera kanë “frikë” të bëjnë ofertë? Kush fshihet pas këtyre procedurave dhe kush është më i fituari?

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet, duke bërë me dhjetëra tendera. Njëri prej tyre është ai i propagandës, ai sensibilizuesi, që mëson shqiptarët si të votojnë apo për mënyrat e tjera. Dhe, për herë të dytë radhazi, shqiptarët do të mësohen si të votojnë nga një firmë greke. Po nëse do të kishte ndodhur një gjë e tillë në Greqi, çfarë do të ndodhte? A do të pranonin shtetasit grek të merrnin leksione nga një firmë shqiptare? Gjithsecili prej nesh e ka një përgjigje në majë të gojës për këto pyetje, por le të vijojmë me procedurat e ndjekura nga KQZ-ja, e cila duket se ia ka bërë dhuratë këtë tender, duke eliminuar kundërshtarët.

Njoftimi i fituesit për tenderin e fushatës edukuese, informuese dhe sensibilizuese të KQZ-së
Njoftimi i fituesit për tenderin e fushatës edukuese, informuese dhe sensibilizuese të KQZ-së

Lexo edhe:

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “shërbime për fushatën edukuese, informuese dhe sensibilizuese”. Në këtë procedurë ka marrë pjesë firma “OGLIVY” me një vlerë 22.042.800 lekë pa TVSH. Ndërkohë, ka qenë fiktivisht edhe firma “ALB DESIGN PSP”, e cila s’ka paraqitur ofertë ekonomikë.

Pra, nga dy firma, njëra nuk paraqiti ofertë, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Po nëse s’kishte garë, përse u mundua më kot Celibashi? Përse nuk negocioi, pasi në këtë mënyrë mund të ulte edhe vlerën e ofruar nga firmat? Megjithatë, duke parë edhe tenderët e mëparshëm, kreu i KQZ-së nuk ia ka lënë në dorë fatit, por duket se ka ndërhyrë për t’ia dhënë këtë tender firmës greke.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “OGILVY” e themeluar në vitin 2005, ka si aksioner z.Konstantinos Panagiotopoulos (49 %) dhe kompaninë “BOLD OGILVY & MATHER S.A” (51 %). Nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se të dy aksionarët janë me origjinë grekë.

Por, jo më kot është shpallur kjo firmë fituese! BoldNews.al ka investiguar edhe më herët një procedurë e ngjashme, ku fitues është shpallur e njëjta firmë. Në vitin 2021, redaksia jonë publikoi se kjo firmë fitoi tenderin me objekt “prodhim, montim, afishim për materialet promocionale, informuese dhe edukuese”. Në tenderin e 2021-shit morën pjesë dy kompani, grekët e “OGILVY” me ofertë 18.290.833 lekë të rinj dhe “On Time Concept Albania Communication Service” me ofertë 18.370.000 lekë. Fitues u shpallën grekët e “OGILVY”. Pra e njëjta firmë që fitoi pa garë edhe në 2023-shin. Të jetë rastësi?

Etiketa: firma "OGLIVY"firme grekeIlirjan Celibashiinformuese dhe sensibilizueseKQZshërbime për fushatën edukuesetenderzgjedhje lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

18:28 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

11:56 : 19/08/2025
Para

Gjendet një trup i pajetë në trotuar në Durrës

TË GJITHA

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

11:32 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com