• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha paralajmëron greve urie: Kemi nevojë të frymëzohemi nga revolucioni i ‘90

12:20 : 18/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha këtë të Shtunë se PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës, duke sjellë në kujtesë grevat e urisë.

Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90”, që sot zgjedh kryetarin dhe kryesinë.

“PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës. Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990. Ku ishim në 90-ën? Ishim në grevë urie, në marshime, në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës. Na gjuanin me gurë, na gjuanin me dru, por vazhduam rrugën tonë”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se kërkohet vendosmëri dhe një besim për ta larguar qeverinë aktuale që e quajti regjim, ndërsa shtoi se revolucioni nuk kryhet me një ditë.

“Çfarë po ndodh para syve tanë? Shqipëria po tretet, Shqipëria po shuhet, Shqipëria po vdes. Nëse një kombi i ikin në 8 vite 937 mijë vetëm në hapësirën evropiane dhe mbi 1 milion në botë, ku është e ardhmja e tij? Kush do qëndrojë? Ata që nuk ka kush t’i varrosë. Këto janë sirena të tmerrshme alarmi. Pse ta lëmë këtë vend të vdesë në këtë mënyrë? Më kujtohet në vitin 1991 në parlament, ngrihet një ish-sekretar i Komitetit Qendror dhe thotë se: nuk më shkonte mendja kurrë që Enver Hoxha kishte tre dynymë qilima në shtëpi. Po nipi i Spiro Kolekës po blen 4 milionë euro instilacion për të blerë influenca, për të bërë korrupsion, për të blerë mbështetje, për të blerë deklarata, me paratë e atyre që ikin me gomone. Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama bën 22 milionë euro fluturime me avion, sikur të ishte biri i sulltanit. Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama që vjedh nga mënngjesi deri në darkë dhe në çdo akt mbron vjedhjen e tij”, deklaroi kryedemokrati.

Lexo edhe:

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

“A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet. Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh. Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim“, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se sot jemi para një agresioni, “natyrisht jo ushtarak, por politik për të zhdukur opozitën shqiptare.”

“Por përse për ta zhdukur opozitën shqiptare? Që Edi Rama të sundojë me peqelepe sa të dojë. Sigurisht një njeri ka luajtur rolin më kryesor dhe ky është Xhorxh Soros, që ndan një ideologji të ekstremit të majtë, armiqësore kryekëput ndaj partive dhe vlerave konservatore. I cili ndan qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptar si ndarja e kufijve apo Ballkani i Hapur që emërtohej në nder të tij”, tha ai.

Berisha u bëri apel qytetarëve “të bashkohet me këtë revolucion”.

“Të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk është një lëvizje e PD. Por është një lëvizje së pari për fëmijët tanë, për veten tonë, për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo monokraci, nga ky regjim kriminal. Është lëvizje për tu ngritur vigan kundër mafies shqiptare dhe ndërkombëtare. Njerëzit që guxojnë, ata fitojnë. Njerëzit që ndjehen të ndershëm nuk dorëzohen kurrë. Ndaj ju ftoj sërish, kudo që jeni, të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë kauzë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët“, apeloi Berisha.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

18:06 : 12/07/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

13:22 : 12/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025
Para

Meta: Bota e tronditur nga skandalet e Ramës, çka mbjellë ka për ta vjellë!

TË GJITHA

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025

Zbulohet hepatiti A në fruta të ngrira të malit nga Serbia

22:25 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com