• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompensimi, gati ndryshimi i ligjit për pronat

15:37 : 25/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Qeveria ka nisur punën për rishikimin e ligjit të kompensimit të pronave, në dy pikat e nenit 6 të ligjit 133/2015 që u rrëzuan në Gjykatën Kushtetuese.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dje në Komisionin e Ekonomisë gjatë prezantimit të buxhetit deklaroi se ndryshimet e ligjit të pronave do të reflektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimi i këtyre dy neneve do t’u japë shpresë pronarëve që tashmë u është kthyer tokë.

Ndërsa për formulën e llogaritjes së pronave nuk ka ndryshim. Ajo sërish do të jetë, sipas zërit kadastral të tokës së marrë gjatë komunizmit. Pra, në rast se toka ka qenë në periferi të Tiranës, ku sot është zgjeruar qyteti, ajo do të kompensohet si tokë bujqësore, siç ka qenë në vitin kur është sekuestruar nga sistemi diktatorial.

“Sot ne, në kuadër të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po bëjmë edhe ndryshimet e nevojshme me akte nënligjore, që do të jenë me vendim të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Gjonaj. Afati për këtë rishikim nisi që pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ministrja Gjonaj shpjegoi edhe arsyet pse janë vonuar ndryshimet.

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto mendime, si nga ATP dhe Avokatura e Shtetit, në Ministrinë e Drejtësisë prisnin mbi 6 muaj përpara se unë të vija ministre në atë ministri. Kjo do të thotë që qeveria, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e ka adresuar problemin, Ministria e Drejtësisë në atë kohë nuk ka reflektuar asnjë lloj propozimi me qëllim që ndryshimi të bëhej me akt ligjor”, u shpreh Gjonaj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

ISH-TË PËRNDJEKURIT

Për dosjet e ish-të përndjekurve, të dorëzuara jashtë afatit, ministrja e Drejtësisë deklaroi se sipas detyrimit të ligjit do të shlyen menjëherë 23 ish-të përndjekur që janë gjallë. 180 dosje të tjera do të marrin zgjidhje pas shqyrtimit të tyre.

“Qeveria miratoi vendimin për trajtimin e 23 subjekteve që ishin në radhë të parë, që përfitojnë nga kategoria e atyre personave që kanë sjellë dosjet pas mbarimit të afatit. Me ndryshimet e ligjit në 2017- n, përfitojnë të parët personat që janë gjallë. Pra për këta persona u miratua vendimi i qeverisë që të fillojë procesi i kompensimit. Të gjitha dosjet e tjera që kanë aplikuar pas afateve ligjore do të studiohen. Deri tani kanë ardhur për aplikim 180 dosje, nga të cilat janë verifikuar ata që janë ende gjallë, ku rezultuan 23 persona”, tha ministrja Gjonaj.

ARBITRAZHI

Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Gjonaj hodhi poshtë shqetësimin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, për faturën e çështjeve të Arbitrazhit, e cila iu referua letrës së ish- ministrit Petrit Vasili dërguar Kryeministri Rama në prill 2017.

“Duke filluar që nga viti 2014, 93 për qind janë çështje të fituara në Arbitrazh ndërkombëtar. Një pjesë e mirë e çështjeve janë të zgjidhura me mirëkuptim dhe janë në proces. Çështja që ju po flisni është në proces, kur të përfundojë, do t’ju japim përgjigje”, tha ministrja Gjonaj.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kandidati për deputet bëhet drejtor spitali në Shkoder, Mjekët: Të ndalet emërimi

TË GJITHA

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

12:44 : 13/09/2025

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com