• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Berisha: Këtu dominon vullneti i Ramës e Veliajt

16:32 : 13/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat këtë të Hënë, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

“Gjykata Kushtetuese në mënyrën më të habitshme kapitulloi përfundimisht përpara Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kërkesës së Aleancës së Qytetarëve për të qëndruar pas vendimit të saj, gjykata ju përgjigj në mënyrën më kapitulluese, nuk kemi mjete, nuk kemi lidhje, nuk kemi ç’bëjmë dhe vendimi ynë është një letër e vdekur. Ky shtet në organigramë, në bordero ka president Republike, ka Polici Shteti, ka prokurori, të cilat në rastin më të parë janë të detyruar të qëndrojnë me të gjithë forcën e ligjeve në mbrojtje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që kanë vlerën e një norme kushtetuese, kurse këtu kanë normën zero. Këto vendime këtu janë letër e vdekur”, theksoi Berisha.

“Këtu dominon vullneti i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandidatëve që i paguajnë. Solla këtë shembull për qytetarët që të kuptojnë se në çfarë gjendje katastrofike janë të drejtat e tyre në këtë vend. Për të gjithë atë të cilët bëjnë deklarata të blera ndaj këtij vendi. E vërteta është, kjo e ka katandisur këtë vend, në raport me shtetin ligjor, 4 vende nën Vietnamin komunist”, shtoi ai.

Kreu i PD-së tha po ashtu se deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrë antikushtetuese dhe janë përjashtuar për të drejtën e fjalës.

“Theksoj se në parimin tonë, aty ku është shtypja, aty do të jetë qëndresa, aty do të jetë fitorja. Ne nisëm një revolucion i cili ka për objektiv madhor, përmbysjen e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, rikthimin e të drejtës së votës së lirë të këtyre qytetarëve si objektivat më madhorë të tij. Në kushtet e monizmit të plotë një nga institucionet më të goditura është parlamenti. Libri themelor i çdo kombi të qytetëruar që është kushtetuta shkelmohet në parlament, dhunohet në parlament. Deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrën më antikushtetuese”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

“Të drejtat e tyre janë dhunuar, janë pjesëtuar si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e parlamentit. Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti, të tjerë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull shpallen të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës. Por deputetët e opozitës nuk përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet, dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre nuk bën gjë tjetër veç se kërkon konfliktin e hapur. Në këto kushte ne nisëm revolucionin tonë, për ta vazhduar atë në të katër anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka dyshim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi ai.

Lidhur me protestën para parlamentit, tha se është thirrur për të mbrojtur interesat e qytetarëve që na kanë votuar.

“Ne në parlament do të bëjmë një betejë të fortë. Nuk mund të ecet siç është ecur. Ligjet tona nuk lexohen në parlament. Nuk po them që nuk miratohen, por leximi, shqyrtimi është detyrim kushtetues, është detyrim i yni para atyre që na kanë besuar, që presin të jemi zëri i tyre në parlament. Por ne nuk mund të jemi. Një njeri, kryetarja e parlamentit vendos gjithçka në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin. Sot është thirrur një protestë tek parlamenti, zëri ynë do të jetë brenda parlamentit, jashtë parlamentit. Nuk kemi asnjë qëllim përveç se një thirrje për çdo qytetar shqiptar, një apel, kushtrim se në këtë parlament sot nuk respektohet asnjë e drejtë e opozitës. Se ky parlament bën gjithçka që opozita ta bojkotojë atë, por opozita nuk e bojkoton parlamentin, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe atyre që e kanë votuar”, tha kreu i PD.

Lexo edhe:

“Teatri”/ Kushtetuesja nuk guxon të prekë Rama-Veliaj. Fakte për standarte dyfishe

Etiketa: Gjykata KushtetuesePDSali BerishaTeatriteatri kombetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Protesta e opozitës/ Deputetët e PS-së hyjnë gjysmë ore para në sallën e Kuvendit

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com