Herbert Bauernebel, gazetar i BILD dhe autor i shkrimit në gazetën gjermane këmbëngul se kryeministri Edi Rama ka ndikuar që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallej non-grata. Në një intervistë nga New York-u Bauernebel rrëfeu se si nisi investigimi dhe ku i bazon dyshimet në artikull.
Ai tha se dyshimet nisën prej dy aktakuzave, një në New York për lidhjet e tij me oligarkun rus Deripaska dhe aktakuza nga Uashington D.C që merret me kontaktet e tij me kryeministrin Rama e Dorian Duçkën në Shqipëri.
Herbert Bauernebel shprehet se faktin që ai denoncon në artikull, se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Sali Berishën, e ka të bazuar në fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane.
Intervista
Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?
Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve. Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit.
Ju hidhni dyshime se shpallja non grata e Berishës ka ndodhur gjatë kohës që McGonigal ishte në detyrë. Çfarë dini më shumë rreth kësaj çështje?
Herbert Bauernebel: Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej departamentit të drejtësisë amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA.
Në aktakuzë siç dihet flitet edhe për Agron Nezën e Dorian Duçkën. Ju thoni se Duçka është person kontaktues i Ramës me politikanë gjermën. Çfarë dini më shumë rreth këtyre lidhjeve të Dorian Duçkës me politikanë gjermën?
Herbert Bauernebel: Kjo pjesë është e ditur prej kolegëve të mi në Berlin, që kanë kontribuar në këtë histori. Ata janë në dijeni të aktiviteteve të tij dhe kanë burimet e tyre të informacionit. Kjo pjesë është shkruar prej meje dhe një kolegu në Berlin. Pjesë e hetimeve janë bërë prej selisë tonë në Berlin.
Ju e keni titulluar artikullin “Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?
Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mën yrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani.
Ka patur takime McGonigal në Gjermani? Ka të dhëna, prova?
Herbert Bauernebel: McGonigal nuk duket se ka takuar dikë në Gjermani. Mendoj se ishte një takim mes Duçkës ndoshta dhe një personi tjetër në Gjermani, përsa tregojnë dosjet. Takimet e McGonigal kanë ndodhur ose në New York ku është takuar me kryeministrin dhe në Vjenë me personat e tjerë të lidhur me Shqipërinë dhe sigurisht në Tiranë.
Për t’u kthyer te Dorian Duçka, mbi bazën e informacioneve që ju keni, a ka fakte apo dyshime që Dorian Duçka që lidhjet e tij me politikanë dhe mediat gjermane t’i ketë përdorur për interesat politike të kryeministrit të Shqipërisë, Rama, keni dijeni nëse ka ndonjë hetim në këtë drejtim? Nëse jo, mendoni se drejtësia gjermane duhet të nisë hetim për këtë çështje?
Herbert Bauernebel: Mendoj se në këtë fazë është shumë herët që të flasim dhe të bëjmë gjithë këto lidhje. Jemi thjesht duke filluar të kuptojmë sa i madh ishte ky rrjet. Këtu në SHBA sapo kanë filluar. Na duhet të presim që të shikojmë se çfarë do të tregojnë hetimet e mëtejshme. Një informacion që doli nga New York Times që për shkak të skandalit McGonigal dhe hetimeve, informatorët e FBI në Kinë janë zhdukur së fundmi, aq e lartë dhe aq e rrezikshme janë këto hetime të mundshme me persona në botë.
Artikulli juaj mori një vëmendje shumë të gjerë shumë shpejt në Shqipëri, por u vu re që pas një ore ky shkrim nuk gjendej online. Çfarë ka ndodhur?
Herbert Bauernebel: Edhe unë u habita për këtë, por çfarë ndodhi nuk është me natyrë të çuditshme, ishte një gabim. Artikulli ishte caktuar për botim në fundjavë dhe për shkak të një gabimi njerëzor u botua më herët dhe do të kthehet online në fundjavë, siç ishte planifikuar.
BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.
Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç’ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot.