• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Eurodeputeti Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendjen hetimin për Saimir Tahirin

19:28 : 22/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi per Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaron se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet.

-Në kuadrin e tryezës së nivelit të lartë ndërparlamentar me deputetë të vendeve të Ballkanit, ju jeni takuar edhe me delegacionin shqiptar. Të gjitha forcat politike bashkohen se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë hapjen e negociatave, por ata ndahen lidhur me forcën politike që mund të hapë negociatat dhe të mbajë barrën e tyre. Ç’mendoni për këtë ?

Knut fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do t’a bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”.

-Në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar ka një çështje aktuale që ka krijuar tension në politikën shqiptare, që është dosja Tahiri. A mendoni se vota në Kuvendin e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por kufizimin e imunitetit vetëm për kontrollin e personit dhe të banesës së tij dhe ishte rruga e duhur për t’a lënë drejtësinë të bëjë punën e saj ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi proçesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

-Ç’mendoni për deklaratën e presidentit Junker qe iu referua një anëtarsimit të mundëshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në 2025, pa përmendur vende të tjera të Ballkanit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Ishte një tjetër përgatitje joprofesioniste nga ana e presidentit Juncker. Kjo pasi presidenti Juncker nuk donte të thoshte, që ne merremi vetëm me ata që janë më të avancuar në garë. Por kur të prezantohet strategjia e re e Komisionit Europian në shkurt, do të jetë e qartë, që flitet për të 6 vendet e Ballkanit”.

-Një nga deputetët e opozitës shqiptare ka ngritur shqetësimin për gjuhën e rrumbullakosur dhe jo të drejtpërdrejtë të Brukselit lidhur me problematikat kryesore në vend. Po t’i referohemi deklaratave të përfaqësueses së lartë, Federica Mogherini kishte shumë përgëzime dhe progres. A ndihmon kjo gjuhë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë e kuptoj këtë kritikë. Së pari, është bërë progres. Shqipëria ka bërë progrese dhe këtu nuk flasim vetëm për qeverinë, por edhe procesin legjislativ në Kuvend. Por sigurisht që ne duhet t’i referohemi edhe defiçiteve. Nuk flasim për defiçite në stabilitet, por në vende të ndryshme të rajonit, ka sërish mungesa në reforma të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së drehtësisë, lirisë së mediave jo përmes formulimit të bukur të dokumentave, por zbatimit të tyre. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet me një të rënë të shkopit, por sigurisht që ka defiçite dhe ne duhet t’i themi ato dhe do t’i themi ato”. /abcnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Albanian Interior minister Saimir Tahiri looks on during a news conference in Tirana, Albania February 28, 2017.  REUTERS/Florion Goga?

"Dosja Tahiri"/ Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com