Punëtorët e 55 kompanive nënkontraktore të “By pass”-it të Fierit, por edhe të Vlorës janë bashkuar në një protestë të dytë për pagat që nuk kanë marrë nga kompania “Serenisima”.
Protesta është zhvilluar në Mbrostar, ndërsa kanë bllokuar rrugën për disa minuta, por më pas ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.
Punëtorët kanë paralajmëruar se protesta e tretë do të zhvillohet para kryeministrisë duke kërkuar që qeveria të ndërhyrë për të zgjidhur problemin.Punëtorët deklarojnë se nuk marrin pagat prej një viti, ndërsa punimet janë ndërprerë.