• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi përkujton Holokaustin, kryeparlamentari izraelit: Mirënjohës popullit shqiptar

10:57 : 26/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Parlamenti shqiptar është mbledhur këtë të enjte në një seancë të posaçme për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Me këtë rast, pati një video-mesazh drejtuar deputetëve shqiptarë nga kreu i parlamentit të Izraelit, ose siç njihet ndryshe Kneseti, Amir Ohana.

Ohana falenderoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe deputetët për organizimin e seancës së posaçme duke përkujtuar të kaluarën.

Ohana tha se Izraeli do t’i jetë mirënjohës përjetë popullit shqiptar për guximin përballë regjimit shtypës nazist. Ohana u ndal edhe tek kërcënimi i Iranit dhe u shpreh se Shqipëria e ka përjetuar nga afër sjelljen brutale të Teheranit.

“Shkëlqesia juaj, kryetare e parlamentit, Lindita Nikolla. Të nderuar deputetë të parlamentit, të nderuar miq, zonja dhe zotërinj. Ndërsa shënojmë ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit është një nder i madh për mua si kryetar i knesetit të shtetit të Izraelit, t’ju drejtohem juve dhe popullit shqiptar. Ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri shqiptar ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë.

Dëshiroj t’ju falenderoj ju deputetë të parlamentit për miratimin me empati dhe pa mëdyshje të kufizimit të IHRA-s për antisemitizmin në tetor 2020. Në shumë mënyra Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin parimor të vendit tuaj ndaj këtij qëllimi. Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti. Hebrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke ecur në rrugë të veshur me kipe dhe duke veshur simbole të tjera fetare në publik. Izraeli, si shtëpia e popullit hebre, veçohet vazhdimisht dhe turpshëm në forumet ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

Ky diskriminim nxitet nga stereotipet dhe simbolet e vjetra antisemitike. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon publikisht dhe hapur se do të shkatërrojë Izraelin dhe ndërsa ai marshon drejt marrjes së armëve bërthamore. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Këto rrethana na kërkojnë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet. Ne duhet të punojmë së bashku për të promovuar një botë më të sigurt, më të lirë, në mënyrë që tragjedia e patregueshme e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më”, tha Ohana.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në sallë i cili së fundmi është i përfshirë në skandalin me ish agjentin e FBI McGonigal. Opozita ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës sot në Kuvend, për të diskutuar për çështjen e skandalit të Edi Ramës në SHBA. Në kërkesën e deputetëve opozitarë thuhet se duhet të ndryshohet rendi i ditës për të përfshirë një mocion për debat me Ramën.

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Etiketa: HolokaustiKuvendiOhanaparlamenti shqiptar

Lajme të lidhura

RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
RAJONI

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:31 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

21:51 : 24/07/2025
RAJONI

Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e krizës në Kuvendin e Kosovës

18:12 : 22/07/2025
Para

Si nisi sherri mes Dafina Zeqirit dhe Xhuli Nurës, ‘mollë sherri’ ish-i dashuri i përbashkët

TË GJITHA

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

11:17 : 08/08/2025

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com