• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

21 janari/ Kalemaj: Përgjegjësia jo vetëm e këmbëzës, por edhe e organizatorit

18:40 : 21/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sot është përkujtuar përvjetori i dymbëthjetë i 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues,

Duke komentuar çështjen në edicionin e lajmeve në MCN TV, politologu Ilir Kalmeaj thotë se kryeministrit nuk i intereson zbardhja deri në fund e ngjarjes, pasi e di që përgjegjësia s’është vetëm e atyre që qëlluan në drejtim të protestuesve, por edhe organizatorit.

Kalemaj është i mendimit se Rama e ka kthyer ngjarjen në kremtuese, ku kryen herë pas here rituale simbolike për të fituar pikë elektorale.

“Jemi në vitin e 13-të që kur ndodhi ngjarja fatale e 21 janarit ku u vranë 4 qytetarë, dhe natyrisht ka pasur 12 vjet kohë z.kryeministër, ose së paku 10 vite që kur mori pushtetin, që të vendoste të gjitha instrumentet e drejtësisë, nga depozitimi i çështjeve në Prokurori deri në ndjekjen e çështjeve për të dhënë drejtësi për ngjarjen. Në vend të kësaj kryeministri është përpjekur për të luajtur me simbolikën, të marrë familjarët te Salla e Hartave, të bëjë atë ritualin e vendosjes së karafilave në rrugë dhe e shfrytëzon politikisht. Kryeministrit i intereson që kjo të kthehet në ngjarje kremtuese, që i sjell pikë elektorale, por që s’është mirë t’i shkohet deri në fund. Sepse nëse i shkohet deri në fund, përgjegjësia s’është vetëm e këmbëzës për të cilën u dhanë ato dënime, sado qesharake, 1 dhe 3 vjet, por edhe kush e ka shtyrë dhe organizuar eventin, që ishte vetë kryeministri, që pasi organizoi protestën e dhunshme nuk qëndroi aty. Disa thoshin që ishin te kafenetë përballë, disa që ishte te selia e partisë, por e ka ndjekur nga televizioni dhe e ka maksimalizuar për të fituar zgjedhjet”, tha Kalemaj.

Duke folur mbi provat e reja ,Kalemaj tha se është paradoksale që ato dalin në përvjetorin e 13-të, një ditë para ngjarjes. Ai vë në dukje se është në interesin e dyanshëm të PS e PD që ngjarja të mbahet pezull, apo të konsiderohet një kapitull i mbyllur.

Lexo edhe:

Republikat tona

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

“Sa herë ka evidenca të reja, rrethana apo prova të reja, nuk ka shkrim që parashkruhet mund të hapet çështja. Më duket paradoksale që dalin incizime në përvjetorin e 13-të, një ditë para ngjarjes. Nëse kanë ekzistuar pse s’janë vënë në dispozicion të drejtësisë, pse s’janë bërë publike. Mendoj që është në interesin e dyanshëm politik për ta mbajtur çështjen pezull, një pjesë për ta trajtuar në mënyrë propagandistike dhe pala tjetër për ta quajtur kapitull të mbyllur. Mazhoranca nuk është e interesuar të zbardhet deri në fund të ngjarja. Duke bërë pjesën e kremtimit, e bëjnë për të mobilizuar dhe për të mbajtur të rreshtuar votën e majtë, nga ajo e ekstremit të majtë, te ajo e social-demokratëve, liberal-demokratëve”, tha Kalemaj.

I pyetur nëse mendon se mund të rihapen hetimet për 21 janarin, Kalemaj thotë:

“Çështja është ende në proces. Nëse ka evidenca të reja, prova të reja, kemi një palë paditëse, mund të shkojë në SPAK dhe SPAK-u mund ta çojë te GJKKO-ja dhe mund të kemi më në fund përmbylljen e sagës. Kryeministri bën ritualin simbolik që i shërben për të marrë votat, jo vetëm të të afërmve të viktimave, por edhe të atyre që janë pjesë e koalicionit të majtë”.

Sa i takon provave të reja për inceneratorët, politologu jep këtë koment:

“Ka pasur akuza të reja për inceneratorin e Tiranës, që s’e ekziston. Është paradoks i trefishtë, nuk kemi inceneratorë, kemi depozitim në landfillë, kemi pronarë të inceneratorëve që janë në kërkim nga drejtësia, që marrin çdo ditë nga 85 mijë euro. Të gjitha këto janë shumë shqetësuese, 17 procedurat brenda ditës, që janë duke u gjykuar në SPAK, prandaj kemi një ish-ministër dhe një ish-deputet socialist prapa hekurave”.

Sa i takon komenteve të Ramës në Davos, Kalemaj tha:

“Lideri global natyrisht ka pak kohë të merret me rajonin apo nahijes sonë shqiptare në gadishullin ilirik, kështu që mund të merret me çështje globale, si lufta në Ukrainë, reperkursione të ngrohjes globale, si të zgjidhet paqja botërore etj. Kur të mbarojë pjesën e globalizmit, siç i tha kolegu i tij Vuçiç mund të ketë kohë, mundësi, që të merret pak edhe me politikat publike, politikat makro-ekonomike, të adresojë inflacionin, rritjen e çmimeve të konsumit, që kjo lëmosha që ka dhënë në prag të zgjedhjeve është shumë pak në raport me 540 milionë euro që ka marrë qeveria për shkak të inflacionit dhe tatimeve”.

Etiketa: 21 janariilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar

TË GJITHA

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

11:26 : 09/06/2025

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Federata serbe nderon Dukën, fyen shqiptarët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com