• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngacmimi seksual i punonjëses së Tatimeve, PD: Institucionet nuk kanë reaguar

14:59 : 13/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtarja e Departamentit të Çështjeve Sociale në PD, Orinda Malltezi ka reaguar pas video-denoncimit të piblikuar nga emisioni “Stop” në lidhje me ngacmimin seksual të punonjëses së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vendin e punës.

Në një deklaratë nga selia blu, Malltezi theksoi se institucionet përgjegjëse ende nuk kanë reaguar për këtë akt të turpshëm, skandaloz dhe të dënueshëm si korrupsion moral dhe shpirtëror i administratës së Ramës.

Malltezi shton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell.

Në fund, ajo u bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave, në administratën publike dhe kudo, që të denoncojnë çdo lloj veprimi të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe i kërkon urgjentisht Departamentit të Administratës Publike të kërkojë zbatimin dhe respektimin e Konventës së ngacmimit seksual që ka miratuar Kuvendi.

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Deklarata e plotë:

Administratës së Edi Ramës nuk i mjafton korrupsioni financiar pa i shtuar edhe atë erotik. Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht në vendin e punës, sipas video-dëshmisë së transemtuar nga emisioni “Stop”.

Partia Demokratike dënon fillimisht aktin e padenjë ndaj një zonje, dhe së dyti reagimin, më saktë mosreagimin, institucional ndaj këtij akti, duke i cilësuar të dyja tregues të korrupsionit moral dhe shpirtëror të kësaj administrate, të cilën asnjë skandal nuk e ndal dhe asnjë kod nuk e përmban.

Sipas videos, ngacmimi seksual vazhdonte prej kohësh, dhe shprehej fizikisht, verbalisht dhe joverbalisht. Në kushtet e mungesës së politikave të qarta për ngacmimin seksual në vendin e punës, punonjësja ishte munduar ta zgjidhte situatën në mënyrë të heshtur, dhe pasi ka konstatuar që nuk ka pasur asnjë ndryshim, është ankuar në nivel administrativ dhe më pas penal. Situata e ngacmimit ka vazhduar në kushtet e mosreagimit të frikshëm të institucioneve, gjë që krijon një precedent që vë në rrezik të gjitha gratë dhe vajzat në administratën publike.

Të gjitha institucionet e vëna në dijeni nuk kanë reaguar pas marrjes së ankimimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell.

Institucionet që duhej të kishin reaguar menjëherë sapo janë vënë në dijeni janë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtuesi i të cilës ka përgjegjësinë kryesore për lejimin e kësaj situate, Ministria e Financës si institucion epror, Departamenti i Administratës Publike, që ka përgjegjësinë e kodifikimit të politikave kundër ngacmimit seksual në vendin e punës dhe monitorimin e zbatimit të tyre.

Si vajze dhe si motër, unë jam me zonjën e dhunuar psikologjikisht, dhe si shqiptare u them kodoshëve të qeverise se, edhe në kodet e lashta të traditave tona gruaja është e paprekshme.

Në emër të Partisë Demokratike, qeverisë që stolis banakun me gra, por i dhunon dhe ngacmon pas perdes, i them t’i japë fund propagandës me borat e vitrinës dhe t’i trajtojë zonjat e Shqipërisë me respekt.

Partia Demokratike i ofron të gjithë mbështetjen morale dhe ligjore punonjëses së administrates, për të vazhduar procedurat gjyqësore ndaj autorit dhe të gjithë zinxhirit të abuzueve.

I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës, fillimin e menjëhershëm të hetimit.

Ju bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, në administratën publike dhe kudo, që të denoncojnë cdo lloj veprimi të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe i kërkojmë urgjentisht Departamentit të Administratës Publike të kërkojë zbatimin dhe respektimin e Konventës së ngacmimit seksual që ka miratuar Kuvendi.

Ky është rasti për një #metoo shqiptare.

Ky është rasti për tu dalë zot zonjave, nënave, grave që mbajnë në këmbë, jo vetëm shtëpitë tona, por edhe Shqipërinë.

Etiketa: ngacmim seksualOrinda MallteziPDtatimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025
Para

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari nga Saranda

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com