• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Loja tinzare me Bordin e naftës/ Rama i “trembur”, do e shfuqizojë para Kushtetueses

11:57 : 13/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

“Bordi i Transparencës, mund të shkrihet”.

Ishte kjo deklaratë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thënë katër ditë më parë, e cila nxori zbuluar një lojë tinzare që kryeministri Rama po kryen me strukturën që ngriti me arsyetimin se do të mbronte qytetarët nga abuzimet me çmimin e karburanteve pasi tregu u trondit nga nisja e luftës në Ukrainë.

Në dukje një deklaratë shpresëdhënëse për qytetarët, të cilët i kanë vuajtur dhunshëm vendimet e Bordit “komunist” që i ka “rrjepur” me çmimet arbitrare për naftën dhe benzinën, pas fjalëve të Ballukut fshihet diçka tjetër.

“Duke qenë që çmimi i karburanteve është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit te Bordit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, tha ministrja e Ramës.

Por, deklarata e Ballukut duket se ishte pjesë e lojës së qeverisë për të formësuar në opinionin publik idenë se tregu i karburanteve ka arritur stabilitetin dhe nevoja nuk e thërret më në detyrë “Bordin” që të diktojë çmimet.

Lexo edhe:

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi! I shoqëruar nga policia, sheiku niset drejt vilës së Ramës

Dyshimet janë të forta edhe për faktin se thirrja e ministres vjen në një moment delikat betejash në Gjykatën Kushtetuese, me këtë organ të drejtësisë që në fund të janarit do të marr një vendim për shkrirjen ose jo të Bordit, duke shqyrtuar kërkesë-padinë e paraqitur nga disa deputetë të Partisë Demokratike.

Kryeministri Edi Rama duket se i trembet një vendimi të Kushtetuese pro interesave të qytetarëve shqiptarë dhe kundër oligarkëve pranë tij që përbëjnë strukturën e Bordit të Transparencës.

Dhe hijet e dyshimit forcohen nëse marrim në konsideratë faktin se edhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar shkrirjen e tij pas “mesazhit” të Ballukut.

Ibrahimaj për të parën herë ka pranuar se në qeveri po diskutohet për shfuqizim e Bordi të Transparencës për çmimin e naftës, por edhe për produktet ushqimore, gati një vit pas ngritjes së tyre.

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit. Jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje dhe  jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullim të aktiviteteve të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet, me qëllim pasjen e një çmimi më të ulët për konsumatorët”, tha ministrja në një intervistë për ABC.

Megjithëse ministrja refuzoi të përcaktonte aftin kohor kur mund të merrej vendimi për shfuqizimin e Bordeve, fakti që deklarata e saj vjen në kohën kur këto struktura do të duhet të kalojnë në “filtrin” Kushtetues, na jep shtysë të besojmë se qeveria do t’i paraprijë vendimit të drejtësisë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 3 janar njoftoi se padia e depozituar më 6 shtator nga deputetët Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi, por edhe ajo e Bledian Nallbatit 2 javë më pas për heqjen e Bordeve të Transparencës është pranuar dhe më 31 janar do të jepet vendimi.

“Më datë 31 janar ora 10:00- Shfuqizimi i ligjit nr.41/2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”. Shfuqizimi i ligjit nr.51/2022 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, nr.9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, thuhet në njoftim.

Sakaq, vlen të theksohet se Bordi i Transparencës është një strukturë që në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët, por jo nga qytetarët e thjeshtë.

Bordi në vijueshmëri është akuzuar se favorizon hapur oligarkët e tregut të karburanteve sepse në një kohë që nafta ka rënë në bursë po vonon qëllimisht uljen e çmimit. Ndërkohë, kur çmimet rriten në tregun ndërkombëtar, Bordi del menjëherë me vendim.

Ky organ që sipas legjislacionit në fuqi duhej të mblidhej të paktën një herë në javë, prej 24 ditësh e mban çmimin e naftës në tregun shqiptar të pandryshuar në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër.

Bordi i Transparencës vijon të mos mblidhet prej datës 20 dhjetor, pavarësisht se në bursë çmimi i naftës është ulur me 2.9%.

Qytetarët shqiptarë po blejnë në pompa më shtrenjtë se të gjitha vendet fqinje, pasi nëse llogarisim me vetë formulën e Bordit duke ju referuar çmimeve të blerjes së naftës nga bursa Platt’s, me një premio mbi tonin e naftës prej 30$ siç e përcakton vetë dogana dhe me marzh fitimi të fiksuar prej 15 lekë/litër, rezulton se nga 3 Janari, nafta në Shqipëri duhet të ishte nga 2 – 4 lekë/litër më lirë.

Nafta pësoi një rritje në fundvit deri në 932$ për ton, por më pas ka ardhur në rënie drastike, gjë e cila nuk është reflektuar nga Bordi as në ngritje e as në ulje.

Etiketa: belinda ballukubordi i transparencesCmimi i naftesDelina IbrahimajEdi RamaGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
AKTUALITET

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi! I shoqëruar nga policia, sheiku niset drejt vilës së Ramës

19:44 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fikja e sinjalit të News24/ Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim

17:50 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

15:18 : 09/08/2025
AKTUALITET

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

13:28 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
Para

Dorëhiqet Kryetari i Grupimit 'Dhjetori ‘90': I hap rrugë një gare të re

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com