Një 20-vjeçare shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi u kap duke vjedhur.
Ditën e djeshme, rreth orës 17.30 të pasdites, 20-vjeçarja shqiptare hyri në brendësi të dyqanit dhe filloi të bënte veprime të dyshimta në raftet e parfumeve. Por sjellja e saj nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë u lajmëruar policia. 20-vjeçarja pasi pagoi vetëm një parfum, që e përdori për dredhi për të shpëtuar nga vjedhja e shumë të tjerëve, dhe u largua drejt daljes.
Por rojet e sigurisë arritën ta ndalnin në kohë 20-vjeçaren, që pasi e kontrolluan brenda çantës gjetën aty një duzinë parfumesh të markave të ndryshme. Malli i vjedhur, që arrinte vlerën e 300 eurove, u rikthye tek pronari, ndërsa e reja u dërgua në paraburgim.