Bahri Shaqiri, ish-kryetar i SHISH-it deri në 2012, është emëruar si këshilltar për sigurinë kombëtare pranë Presidentit Ilir Meta. Pas lënies së detyrës në krye të SHISH-it, Shaqiri ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Rama-Meta.
Tashmë ai do të mbajë postin e këshilltarit pranë Presidentit. Vendimi për emërimin e Shaqirit në këtë detyrë nga Presidenti, vjen pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama propozoi një tjetër ish-drejtues SHISH-i, Visho Ajazi Likën si Ambasador i Shqipërisë pranë NATO-s. Ky i fundit pret firmën e Kreut të Shtetit për të marrë detyrën e re.