Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për Fatos Tushen, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje i akuzuar për shpërdorim detyre.
Shkak i shtyrjes së seancës është mungesa e njërit prej avokatëve.
Seanca e radhës u la të zhvillohej për 24 janar ora 9:30.
Mbi Tushen rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi rezulton të jetë i përfshirë në një tender abuziv me fond rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Tushe u arrestua në 6 korrik të vitit të kaluar dhe u shkarkua pas disa ditësh si kryebashkiak i Lushnjës me vendim të qeverisë, pasi u vu nën hetim nga GJKKO për korrupsion.