• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja e Ramës, euro, dollarë dhe ar

22:27 : 09/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mjaftoi tundimi i një pastrueseje që nxirrte bukën e gojës me leckë e fshesë për të zbuluar vetëm gjethet e vogla të një peme të madhe që ushqehet me korrupsion, alleshverish qeveritar dhe skuthllëk pushteti.

Ish-drejtoresha e kabinetit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Alda Klosi, ra pre e një grabitje dhe denoncoi rastin, duke treguar naivitetin e madh, pasi nuk ishte rasti për të denoncuar hajdutin, sepse në dyshime të tilla nëse drejtësia funksionon qoftë edhe fare pak, një hajdut që vjedh “hajdutin” mund t’i çojë të dyja palët në qeli. Njëri për grabitje dhe tjetri për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Në fillim u tha se në shtëpinë e Rozeta Dabit, pastrueses së drejtoreshës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj policia gjeti 120 mijë euro, 30 mijë dollarë, 300 mijë lekë të reja dhe disa varëse, çanta firmato, vëthë, diamante dhe unaza ari. Vetëm një ditë më vonë policia bëri një rokontroll në banesën e së arrestuarës Dobi duke kapur “vetëm” 405 mijë euro. Në total flitet për një vlerë që shkon në 700 mijë euro cash dhe ar i pastër i kthyer në stoli për qafën, gishtat dhe kyçet e grave të Rilindjes.

Prokuroria dhe policia ende po druhen për të mos ndjekur paranë, sepse nëse “hajdutët ordinerë”, nënë dhe bir, Rozeta dhe Havier Dobi i kapën, nuk po marrin guximin të shkojnë tek bosja e këtyre shumave të mëdha. Ndonëse vetë Klosi është shprehur se vetëm shuma e kapur ditën e parë është e saj, vetë e akuzuara dëshmon se e gjithë vlera e madhe prej gati 700 mijë eurosh është marrë pikërisht në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Lexo edhe:

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Po si mundet një “rrogëtare” shteti të ketë një shumë kaq të madhe? Ish-drejtoresha e Rilindjes që i ngjiti majat në karrierë nga kryeministria tek Ministria e Financave, merrte një pagë mujore prej 120 mijë lekë të reja. Edhe nëse justifikohet se është nikoqire e mirë dhe kursimtare me nam të madh, do i duheshin shtatëmbëdhjetë jetë për të justifikuar me pagë “kursimin” 700 mijë euro cash dhe ar.

Vetë kryeministri në deklaratën e tij la të kuptohej se janë “para të pista” dhe se këtë çështje ia ka lënë në duar drejtësisë. Po cilës drejtësi? SPAK-u që duhet të shkundej nga çështja që nuk ka nevojë për shumë mund e hetime të specializuara shprehet se “po ndjek lajmet, por ende nuk ka nisur një procedim penal”.

Kjo është drejtësia për të cilën Rama flet se ia ka lënë asaj në dorë për të hequr llumin që “pa dashur” ai vetë po i bëjnë pis punën e mirë të tij, ministrave të tij, drejtorëve të tij dhe specialistëve po të tij. Po shumë koiçidenca po i ndodhin Rilindjes, qoftë edhe nga ngjarje në dukje ordinere. Kur flitet për shuma të mëdha, si pa dashje shfaqet një zyrtar i lartë qeverie.

Të punosh pastrues apo pastruese në shtëpitë e drejtoreshave të qeverisë, e aq më shumë në banesat e ministrave sidomos ato të padeklaruara, qenka fat i madh. Mjafton një tundim i vogël për të vjedhur vjedhësin e madh të parasë publike që të bëhesh milioner brenda një dite, pavarësisht se CV shkruan se je vetëm pastruese. Asnjëherë nuk del pa gjë, euro, dollarë dhe ar…!

Etiketa: Alda KlosiqeveriaRilindjavjedhje

Lajme të lidhura

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

13:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

13:01 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025
AKTUALITET

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025
Para

Banorët ngacmojnë Luizin: Kaq shumë ke qarë…

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com