• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Gvozdenoviç: Kërkoj Skënderbe si ai që bëri historinë, ja çfarë synojmë në merkato

17:36 : 09/01/2023
në SPORT

Skënderbeu ka filluar përgatitjet dhe njëkohësisht merkaton, atje ku korçarët kanë mundur të bëjnë dy goditjet e para në këtë hapësirë transferimesh. Tashmë radha i ka kaluar stërvitjes në terren dhe mundësisë për të marrë edhe ndonjë lojtar tjetër që do të ishte i domosdoshëm për trajnerin Ivan Gvozdenoviç.

Për 44-vjeçarin serb, afrimet do t’i bëjnë mirë ekipit, por deri në momentin që do të këtë lojtarët e përfolur në stërvitje, nuk do të bëjë asnjë koment. Ndryshe ndodh për rinovimet, atje ku Gvozdenoviç flet për Belajdi Pusin dhe Erlis Frashërin, si dy lojtarë që trajneri i quan pjesë thelbësore për pjesën e mbetur të sezonit. Në intervistën për “Panorama Sport”, kreu i pankinës korçare preku të gjitha temat më të nxehta rreth klubit.

Ivan, me rikthimet e Randit dhe Moraeshit mund të themi se mesfusha e Skënderbeut është e kompletuar tashmë?
Të them të drejtën, që në momentin e parë kur kam marrë drejtimin e ekipit, e kam biseduar me presidentin dhe e kemi parë si mjaft të domosdosëëm afrimin e lojtarëve cilësorë, për të qenë të bindur për objektivin sezonal. Në kushte të tilla, duket ditur se presidenti Takaj e njeh mirë futbollin dhe e do Skënderbeun, do të bëjë çmos për të bërë afrimet e duhura. Unë jam në dijeni të emrave, por deri në momentin që do t’i shoh në stërvitje, nuk mund të flas për lojtarët që ju me pyesni.

Gjithsesi, çfarë prisni tjetër nga merkatoja përveç dy rikthimeve?
Unë jam i vetëdijshëm që në këtë periudhë nuk mund të bëjmë shumë, pasi nuk ka lojtarë cilësorë të lirë dhe afrimet janë të vështira. Ne duam të përforcojmë ekipin me lojtarë cilësorë, që të jenë pjesë e menjëhershme e ekipit dhe gati për të filluar pjesën e dytë të sezonit. Por, përpos kësaj sa thashë mendoj se do të na duhen edhe dy apo tre lojtarë të tjerë për të pasur alternativa cilësore apo edhe futbollistë të gatshëm për të përballuar sezonin.

Ndërkohë, kanë rinovuar kontratën sulmuesi Pusi dhe mbrojtësi Frashëri. Ju kënaq kjo situatë?
Sigurisht që jam i lumtur, sepse ka qenë një kërkesë që ia kisha parashtruar presidentit. Pusi është një lojtar kyç për mua dhe një sulmues cilësor, mbi të cilin kemi ndërtuar ofensivën dhe kemi shumë besim. Frashëri, nga ana tjetër, është një lojtar me eksperiencë të madhe dhe mbi të gjitha korçar, çka do të thotë se e ndien më shumë se kushdo fanellën. Kjo ka shumë rëndësi dhe për mua është mirë që të dy pranuan të jenë pjesë e Skënderbeut.

Lexo edhe:

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

Skënderbeu fiton miqësoren ndaj Pogradecit

Me ardhjen tuaj është bërë një ekip sulmues, a ishte ky mentaliteti i një ish-mbrojtësi si ju?
Të them të drejtën, ky është stili i lojës që unë pëlqej më shumë, por jo vetëm mentaliteti im. Është mentaliteti që unë jam mësuar të shoh te Skënderbeu, me të cilin kemi arritur të bëjmë historinë. Prandaj doja ta riktheja si një armë më shumë për të arritur objektivin.

Duke qenë se jemi tek objektivi, çfarë prisni të arrini për pjesën e mbetur të sezonit?
Objektivi ynë nuk ndryshon. Ne do të kërkojmë rikthimin e menjëhershëm në Superiore dhe për këtë jemi të vendosur ta bëjmë që këtë sezon. Prandaj objektiv kemi vendin e parë në kampionat ose minimalisht vendin e dytë.

Etiketa: GvozdenovicMerkatoSkenderbeu

Lajme të lidhura

SPORT

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

21:38 : 06/08/2025
SPORT

Skënderbeu fiton miqësoren ndaj Pogradecit

20:42 : 06/08/2025
SPORT

Merr fund pritja, Ardon Jashari është zyrtarisht lojtar i Milanit

17:50 : 06/08/2025
SPORT

Pogradeci godet në merkato, prezanton sulmuesin me eksperiencë në La Liga dhe Belgjikë

21:38 : 05/08/2025
SPORT

I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës mes lojtarin 27-vjeçar

16:07 : 05/08/2025
SPORT

Detyrimet e pashlyera, FSHF i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut

19:14 : 04/08/2025
Para

A jemi pranë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?

TË GJITHA

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025

Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër

15:14 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com