• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagimet pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovë

20:54 : 07/01/2023
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, RAJONI

Situata në komunën e Shtërpcës në jug të Prishtinë, është e qetë të shtunën, një ditë pasi që grupe qytetarësh serbë të kësaj pjese bllokuan për disa orë rrugën kryesore në shenjë proteste pas plagosjes së dy të rinjve serbë.

Policia e Kosovës tha se dy të rinj serbë të moshës 11 dhe 21 vjeçare u plagosën të premten në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës. Mbi ta është qëlluar nga një makinë që po lëvizte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalin e Graçanicës afër Prishtinës ndërsa policia arrestoi të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33 vjeçare.

Qytetarë të komunës së Shtërpcës ku jetojnë serbë e shqiptarë bashkë e dënuan incidentin.

“Ishte e tmerrshme, e turpshme. Ata ishin vetëm fëmijë dhe nuk fshihnin asgjë. Ata kishin veshur vetëm rrobat tradicionale të Krishtlindjeve. Ata kurrë nuk provokuan askënd. Ata ishin vetëm fëmijë 11 dhe 21 vjeç”, tha Stajko Popoviç.

Lexo edhe:

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

“Prej pas luftës kemi jetuar mirë, nuk kemi pasur asnjë incident me ta (serbët) kurrë, hiq, hiq. Edhe sot nuk ka, por që e dëgjuam këtë lajm tragjik”, tha Shefki Tahiri

Incidenti ngjalli reagime të shumta të udhëheqësve të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të shtunën gjatë një vizite në Manastirin e Graçanicës në afërsi të Prishtinës se Shtetet e Bashkuara e dënojnë plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

“Ne e dënojmë atë akt dhe jemi shumë mirënjohës që autoritetet vepruan kaq shpejt dhe arrestuan të dyshuarin”, tha ambasadori Hovenier.

Bashkimi Evropian e dënoi siç tha me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë. “Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vihet në vend”, thuhet në reagim.

Autoritetet në Kosovë e dënuan sulmin ndërsa u zotuan për vazhdimin e hetimeve deri në ndriçimin e rrethanave dhe motive të mundshme të sulmit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç kërkoi nga mekanizmat ndërkombëtarë që të kujdesen për komunitetet në Kosovë.

“U bëj thirrje të gjitha autoriteteve kompetente, mbi të gjitha komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it, që të rrisin praninë e dhe të mos ndihmojnë me shpallje dhe dënime, por duke treguar në terren se me të vërtetë kujdesen për mbrojtjen e serbëve dhe qytetarëve njerëzve të tjerë jo shumicë që jetojnë këtu”, tha ai.

Incidenti i cili u dënua ashpër nga përfaqësuesit e Beogradit ndodhi në kohën kur serbët po shënojnë Krishtlindjet ortodokse.

Në kishat e manastiret e Kosovës mbrëmë dhe sot janë mbajtur liturgjitë me rastin e krishtlindjeve përgjatë të cilave u bë thirrje për paqe dhe u bënë lutje për të plagosurit/ VOA

Etiketa: kosoveplagosjereagimeserbSituata në komunën e Shtërpcës

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

15:42 : 23/09/2025
AKTUALITET

30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

13:59 : 23/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është mjeku radiolog që plagosi infermierin në spitalin “Shefqet Ndroqi”

13:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

Sherr mes punonjësve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun/ EMRAT

12:22 : 23/09/2025
AKTUALITET

U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

10:02 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ngjarja në Vlorë, policia: 37-vjeçari u vetëplagos, hodhi armën brenda një mjeti

17:59 : 22/09/2025
Para

“2 mijë euro ora", Enea rrëfen pagesat si eskortë: Shqiptaret, shumë të suksesshme

TË GJITHA

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”

09:48 : 24/09/2025

Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Parlamentit për votim

09:34 : 24/09/2025

7 pikat kryesore që Trump preku në fjalimin e tij një orësh në OKB

09:32 : 24/09/2025

Dy vjet pa aktakuzë për Banjskën në Serbi, Radoiçiç ende i lirë në Beograd,

09:17 : 24/09/2025

Egli Tako flet për lidhjen me Olsi Bylykun: Bëra gabime! Lashë veten mënjanë për ta mbështetur

09:16 : 24/09/2025

Fedez i bën dedikim Chiara Ferragni-t gjatë koncertit

09:07 : 24/09/2025

“Ishte lojë…”/ Egli flet për Gjestin: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve

09:04 : 24/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com