• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto-mashtrimi/ Veliaj fryn faturën e tenderit 1.6 mln euro të rrugëve në Yzberisht

23:10 : 24/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Pak muaj para zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur tendera në vlerë disa dhjetra milionë euro për “asfaltim elektoral” të disa rrugëve e rrugicave të qytetit.

Si në çdo rast, edhe kësaj here, procedurat tenderuese të Veliajt nuk i shmangin dyshimet për abuzivizëm dhe fryrje të faturave financiare.

“Boldnews.al” ka analizuar një prej tenderave të shpallur nga Bashkia e Tiranës në mes të Dhjetorit 2022.

Lexo edhe:

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Procedura ka për objekt “Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët – Rexhep Shala – Joaklin Persi”, me fond limit rreth 196 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 milionë euro.

Blloku i banesave gjendet në zonën e Yzberishtit dhe përfshin rrugicat e disa grupe pallatesh, të ndërtuara kryesisht pas vitit 2010.

Sipas dokumentave të tenderit të shpallur nga Veliaj, “gjendja e rrugëve në këtë bllok paraqitet pothuajse pa asnjë parametër inxhinierik…Pothuajse të gjitha rrugët e brendëshme të bllokut janë të shtruara me shtresë betoni të varfër, ndërsa pjesa tjetër janë totalisht pa asnjë shtresë rrugore duke mbizotëruar gropat e shumta në të cilat në periudhë shirash bëhen pothuajse të pakalueshme…”.

Për të argumentuar këtë konstatim, në dokumentat e tenderit janë paraqitur edhe disa foto të situatës në disa rrugica që gjenden brenda bllokut të banimit, të cilat tregojnë për një situatë tejet të vështirë, pa asfalt edhe me gropa.

Por, sipas një vëzhgimi të kryer këtë fundjavë nga “Boldnews.al”, rezulton se disa prej atyre rrugëve e rrugicave me gropa, tashmë janë të sistemuara.

Nga krahasimi nëpërmjet asaj që Veliaj e stafit i tij prezantojnë në dokumenta dhe gjendjes reale të rrugës, ngrihen dyshime se Bashkia ka fryrë ndjeshëm faturën financiare të tenderit 1.6 milionë euro.

Krahasimi, Veliaj del zbuluar

  1. Në dokumentat e tenderit janë disa foto të emërtuara “Sheshi 4”, që i përket edhe hyrjes së bllokut rezidencial të përfshirë në projektin e “rikualifikimit urban”.

Në fotot e dokumentave, sheshi dallohet që është në gjendje aspak të mirë, me një shtresë asfalti të varfër, e cila krijon gropa e pellgje me ujë.

Në foto: Gjendja e Sheshit 4, sipas dokumentave të tenderit

Ndërkohë, në fotot e realizuara nga “Boldnews.al” këtë fundjavë, rezulton se gjendja e këtij sheshi është shumë më e përmirësuar. Rruga ka një shtresë asfaltike, të rregulluar nga Bashkia e Tiranës pak muaj më parë.

Në foto: Gjendja reale e asfaltit në Sheshin 4 (Foto: “Boldnews.al”)

Natyrisht, sheshi mund të ketë nevojë për vendosjen e një rregulli, kryesisht me vijëzime, por nuk duket aspak se ka nevojë për asfaktin, siç pretendohet në tenderin e Veliajt.

  1. Në dokumentat e tenderit, janë disa foto të emërtuara “Sheshi 5”. Sipas këtyre pamjeve, këto rrugë janë të degraduara dhe është e pamundur lëvizja e mjeteve. Dhe, në këto kushte, Bashkia e Veliajt ka vendosur të shpenzojë miliona euro, me qëllimin e deklaruar për lehtësimin e jetesës së banorëve.
Në foto: Gjendja e rrugëve të brendshme të bllokut të banimit, sipas dokumentave të tenderit (Sheshi 5)

Vëzhgimi në terren tregon një situatë shumë më të ndryshme. “Boldnews.al” ka realizuar foto të shkrepura nga i njëjti kënd që janë pamjet e vendosura në dokumentat e tenderit.

Siç dallohet nga fotot, gjendja aktuale e këtyre rrugëve nuk është në atë gjendje të mjerueshme që paraqiten në tender. Pra, edhe në këtë rast, duket se situata është trajtuar “tragjikisht” për të justifikuar faturën e fryrë të tenderit.

Në foto: Gjendja reale e asfaltit në sheshin 5 (Foto: Boldnews.al)
  1. Në dokumentat e tenderit të Veliajt është prezantuar edhe emergjenca për asfaltim e një rruge, e cila, sipas fotove të realizuara nga Bashkia, ajo nuk mund të quhet aspak rrugë.

Fotoja tregon një pamje, ku rrugica është plot gropa, baltë dhe pa asnjë shenjë të dukshme asfalti.

Në foto: Një prej rrugëve të bllokut të banimit, sipas dokumentave të tenderit

“Boldnews.al”, gjatë verifikimeve në terren, ka konstatuar se situata e kësaj rruge nuk është aspak në gjendje të mjerueshme, siç e paraqet Bashkia e Tiranës.

Rruga ka asfalt të rregullt, ka shtylla ndriçimi. Por, natyrisht, ajo mund të bëhet më e mirë nëpërmjet vijëzimit, një proces që kushton shumë herë më pak se sa asfaltimi.

Në foto: Gjendja aktuale e të njëjtës rrugë (Foto: Boldnews.al)

Gjithësesi, pjesa tjetër e bllokut të kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët – Rexhep Shala – Joaklin Persi në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ka nevoja për shtresa asfaltike dhe sistemimin e rrëmujës urbane.

Por, fakti që Veliaj ka vendosur në tender si “emergjente për rikonstruksion” edhe rrugë të sistemuara, krijon dyshimet e forta për fryrje abuzive të faturës 1.6 milionë euro për rikualifikimin urban të kësaj zone.

Etiketa: asflatbashkia tiraneErion Veliajgropa ne rrugemiliona eurorrugëtenderyzberishtzgjedhje lokale

Lajme të lidhura

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

Messi-t i ofrojnë 1 milionë $ për “bisht”-in

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com