• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

09:06 : 24/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mban fjalimin e fundvitit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mban fjalimin e fundvitit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se nuk do të ketë drejtësi derisa të jenë të lirë politikanët e korruptuar, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze.

Në fjalimin e tij të fund vitit presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kritikoi pushtetin gjyqësor, por edhe politikanët dhe institucionet e tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski.

Mosbesim ndaj autoriteteve vendase

Korrupsioni dhe klientelizmi politik në shtet, po e gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet, tha Pendarovski, duke shtuar se “Paralajmërimi i ardhjes së ekipit të sanksioneve nga SHBA-ja është konfirmimi më i mirë i mosbesimit që qytetarët tanë kanë ndaj autoriteteve vendase kur shohin të vetmen shpresë për drejtësi në institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjosë korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë këtë”.

Lexo edhe:

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Nevojë për ndryshime kushtetuese

Presidenti para deputetëve ka folur edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgarë në të, si obligim që del nga “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Sipas Pendarovskit, të gjitha marrëveshjet e rëndësishme janë mbështetur nga opozita andaj edhe i bëri thirrje opozitës të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë.

“Askush nuk duhet t’i bëjë presion apo të kushtëzojë askënd që të votojë kundër vullnetit të tij, por deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm për qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në BE”, tha Pendarovski.

Moska kërcënim i sigurisë në Evropë

Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ndërsa akuzoi Moskën për kërcënim të sigurisë në Evropë si dhe për krizën energjetike dhe të ushqimit.

Snopçe: Presidenti dezertoi nga lufta kundër korrupsionit

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, u shpresh me kritika të ashpra ndaj fjalimit të presidentit të shtetit, posaçërisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Sipas Snopçes, presidenti në fjalimin e tij kishte shumë konstatime dhe nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete. “Presidenti duhet të ofrojë hapa konkretë dhe jo vetëm konstatime. Nevojitet llogaridhënie nga të korruptuarit. Te ne presidenti i vendit dezerton nga lufta kundër korrupsionit”, tha Snopçe.

Misajllovski: Me udhëheqës të tillë vështirë të luftohet korrupsioni

Deputeti i opozitës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, tha se është evidente se presidenti në fjalimin vjetor u paraqit si analist e jo si president. Ai duhet të jetë president i të gjithëve e jo poltron i mbrojtjes së pushtetit që e dërgon Maqedoninë në humnerë. “Marrë në përgjithësi fjalimi i fundvitit i presidentit ishte i zymtë, i pa shpresë. Ai vetëm konstaton situatat dhe nuk ofron zgjidhjen e tyre. Ai shumë pak foli për dëshpërimin e qytetarëve dhe humbjen e shpresës për një të ardhme të sigurtë. Me një qasje të tillë të funksionarëve më të lartë të shtetit, Maqedonia asnjëherë nuk do ta fitojë luftën ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit”, tha Misajllovski./DW

Etiketa: korrupsioniPresidenti i Maqedonisë së VeriutStevo Pendarovski

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

20:28 : 16/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kush janë skandalet ndër vite të Maznikut, përse Rama e ka sjellë në Elbasan?!

11:03 : 07/05/2025
Para

Mjegulla “pushton” Gjirokastrën, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

TË GJITHA

Aksident në Shkodër, një i plagosur

16:39 : 28/06/2025

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com