Një ditë pas skandalit me kontrabandën e cigareve në Portin e Durrësit, ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Operacionale në këtë port. Fatjon Sulaj vinte nga radhët e LSI, dhe ka mbajtur këtë detyrë për 4 vite.
“Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, shprehet Sula përmes një postimi në rrjetin social.
Ditën e djeshme Drejtoria e Doganave bllokoi një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro në e Portin e Durrësit, pasi dyshohet se do hynin kontrabandë. Pas kontrollit të 5 kontejnerëve, u gjetën 6,100 koli ose 3,050,000 paketa cigare. Cigaret ishin të pa pajisura me pulla fiskale.