Ambasada Amerikane ka reagur për herë të pas publikimit në mediat të informacionit se kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij i është mohuar viza për të udhëtar drejt Shtetve të Bashkuara.
Të kontaktuar nga FAX News, burime pranë ambasadës amerikane u shprehën si më poshtë: “Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale.
Në këtë mënyrë, burimet pranë ambasdës amerikanë në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media. Përgjigja e ambasadës amerikane për Fax Neës, është e njëjtë me atë që u përdor edhe në 29 Janara, kur një seri prokurorësh dhe gjykatësish iu refuzua viza. Portal Lapsi.al raportoi një ditë më parë se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze. Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti te madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.
Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e nr 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës. Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.