• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eltar Deda i Albpetrol, 150 mijë euro në shkelje të kritereve ish-drejtuesit të AKBN

10:13 : 18/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol”, i ka dhënë një tender 150 mijë euro kompanisë së Bardhi Melit, një ish-zyrtari të lartë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), nën dyshimet e shkeljes flagrante të kritereve të përcaktuara nga vetë institucioni për këtë procedurë.

Në 15 Dhjetor 2022, kompania shtetërore e drejtuar nga një zyrtar i lartë socialist, Eltar Deda, ka shpallur rezultatet e tenderit “Blerje purteka (16 mm, 22 mm dhe 25mm)”, me fond limit 17.585.000 lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 150 mijë euro të “Albpetrol”
Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 150 mijë euro të “Albpetrol”

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “USalb & Co”, me ofertë 17.319.100 lekë të reja ose rreth 265.000 lekë të reja më pak. Ndërkohë në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk jepen detaje nëse ka pasur pjesëmarrës të tjerë në këtë tender.

Shkelje kriteresh

Lexo edhe:

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

Kompania e Bardhi Melit duket se nuk plotësonte një prej kritereve bazë të vendosura nga kompania “Albpetrol”, atë të kapacitetit ekonomik dhe financiar.

Në dokumentat e tenderit me vlerë 150 mijë euro thuhet se kompanitë pjesëmarrëse duhet të dorëzojne “kopje të çertifikuar të bilancit për vitin financiar 2021…”.

Po ashtu, institucioni i drejtuar nga Eltar Deda, kishte parashikuar si kriter për t’u plotësuar nga kompanitë pjesëmarrëse në tender edhe dorëzimin e “vërtetimit për xhiron vjetore për vitet financiare 2019, 2020, 2021, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e fondit limit”.

Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender
Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender

Të dhënat zyrtare dëshmojnë që kompania fituese e tenderit nuk plotëson asnjë prej këtyre kritereve.

Konkretisht, shoqëria “USalb & Co” është themeluar në 15 mars 2022 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit një javë më vonë, në 23 mars 2022.

Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022
Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022

Pra, shoqëria në pronësi të Bardhi Melit nuk plotësonte asnjë prej këtyre kritereve, pasi nuk ka pasur mundësi reale për të dorëzuar as bilancin financiar të vitit 2021 dhe as vërtetim për xhiron vjetore të viteve 2019, 2020 dhe 2021. Për faktin e thjeshtë-ajo nuk ka ekzistuar në atë kohë.

Por, megjithatë, ajo rezulton fituese në tenderin e zhvilluar nga institucioni i drejtuar prej ish-deputetit socialist, Eltar Deda.

Meli, karriera politike

Inxhinjeri Bardhi Meli ka pasur më herët një karrierë intensive politike, para se t’i rikthehej angazhimit të tij profesional.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Patosit në vitet 2007-2011, nën siglën e Partisë Socialist. Më tej kaloi në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas vitit 2013, kur LSI erdhë në pushtet në koalicion me Partinë Socialiste, Bardhi Meli mbajti për disa kohë pozicioni e zv.drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Agjencia BIRN në një raportim të mëhershëm, ngriti dyshimet se Meli, në cilësinë e zyrtarit të AKBN-së, kishte nënshkruar kontrata me një kompani nën hetim për kontrabandë, “Phoenix Petroleum”, në pronësi të Isuf Berberit, një biznesmen i lidhur gjithashtu ngushtë në atë kohë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bardhi Meli ishte kandidat për deputet i LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, por nuk arriti të siguronte një vend në Parlament.

Tashmë, prej marsit të vitit 2022, ai është rikthyer në profesionin e tij, duke krijuar shoqërinë private “USalb & Co”.

Etiketa: Albpetroleltar dedatendertendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
AKTUALITET

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

11:44 : 06/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

16:35 : 02/08/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
Para

Aksident në Tiranë, "Porsche” përplaset me urbanin

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com