• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i SPAK/ Hipokrizia e Yuri Kim, falënderon KLP-në, pasi u mori fytyrën

18:57 : 16/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Ambasada Amerikane në Tiranë falënderoi “Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës për kreun e ri të SPAK-ut”, vetëm pak orë pasi kryediplomatja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, bëri një lëvizje që për shumë komentatorë ishte një presion i hapur, i paprecedent dhe abuziv ndaj një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Në një mesazh të shpërndarë pasditen e së Premtes, Ambasada shkruan:

“Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata”.

Por ky mesazh korrekt dhe formal, që me siguri duhet të jetë koordinuar me zyrat përkatëse në Uashington, duket shumë hipokrit nëse krahasohet me veprimet në terren të të dërguarës së Departamentit të Shtetit në Shqipëri.

Lexo edhe:

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

Ambasadorja Yuri Kim u paraqit këtë mesditë në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), në momentin që po dëgjohej kandidati i fundit në radhë, Edvin Kondili.

Prania e saj në sallë, si vëzhguese, shkaktoi shqetësim në radhët e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët e dëshmuan këtë gjë me gjuhën e trupit.

Kandidati Kondili vijoi përgjigjet e tij, por anëtarët e KLP-së nuk po e dëgjonin më. Tashmë ata e morën mesazhin nga diplomatja amerikane, se ajo ishte aty për të “kontrolluar” votimin.

Dhe, në fakt, presioni i zonjës Kim ishte vendimtar. Shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan në favor të kandidatit Altin Dumani, për të cilin kishte më herët indicje gjerësisht se ai ishte emri i preferuar i Ambasadës Amerikane.

Lëvizja e diplomates Kim i vuri shkelmin një Reforme në Drejtësi, e cila ka lindur me difekte dhe vetëm po përkeqësohet.

Drejtuesi i ri i SPAK-ut, Altin Dumani, mund të fitonte garën edhe pa ndihmën e ambasadores. Ai, ashtu si edhe dy kolegët e tij në garë, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili, ka kaluar edhe më herët në filtra të shumëfishtë për profesionalizimin dhe integritetin, që kur u emëruan në Prokurorinë e Posaçme.

Por, vendosmëria e ambasadores për ta nxjerrë atë fitues, i vuri një pikëpyetje të madhe procesit, duke cënuar rëndë të gjithë arkitekturën e “drejtësisë së re”.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të SPAK-ut u mbulua gjerësisht nga media dhe publiku njohu më nga afër anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe, sidomos, kapacitetin e tyre profesional dhe intelektual.

Mjafton vetëm kjo mbledhje, për të kuptuar se, jo vetëm ambasadorja e SHBA-së, për të cilin vendi ynë ka një respekt të posaçëm, por edhe çdo person që flet në gjuhë të huaj do të kishte mundësinë për të diktuar vullnetin e tij.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e kishin marrë më parë një “karton të verdhë” nga Yuri Kim, kur ajo i bëri për ujë të ftohtë, për faktin e vetëm se ata zbatuan rigorozisht kërkesat ligjore dhe emëruan Elisabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranë, në mars të vitit të kaluar.

Ndaj, të njëjtët anëtarë, i druheshin një “kartoni të dytë të verdhë”, që në gjuhën e futbollit do të thotë “karton i kuq” dhe dalje nga loja.

Anëtarët e KLP-së, këta “të pavarurit” dhe “të reformuarit e drejtësisë së re”, nuk janë as më pak e as më shumë zyrtarë të tjerë shqiptarë, të cilët “shpresojnë ta mbajnë mirë me Amerikën”.

Kështu u sollën edhe ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët legjitimuan një ligj drakonian dhe aspak të këshillueshëm të Vetingut.

Ata kishin “frikën e Amerikës” dhe luajtën rol luajal, duke i dhënë dërrmën sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Tashmë, ata “dashnorë të Kushtetutës”, janë të gjithë të papunë, pikërish prej atij ligji, dhe, ndonjë prej tyre, edhe mund të përfundojë në burg.

Ambasadorja amerikane në Tiranë mori një “trofe” të çmuar në fund të mandatit të saj. Pas disa javësh, ose edhe muajsh, ajo do të largohet nga Shqipëria dhe do të vijojë diku karrierën e saj, pa e kthyer kokën nga vendi ynë, ashtu siç harruan edhe çifti i Reformës në Drejtësi, Donald Lu-Romana Vlahutin.

Problemi më i madh është që ikin me parimin “flaka të bjerë pas meje” dhe ky vend vijon të vuajë zyrtarë lokalë, edhe të niveleve të larta, të cilët marrin vendime të komanduara trashë fare.

Etiketa: klpspakYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
Para

Vota e emigrantëve/ Celibashi: Partitë dhe Kuvendi të përmbushin urdhrin e GjK-së

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş