• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

 Kriza perpetuale

11:01 : 15/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

David Soskice dhe David A. Hall kanë një libër mbi Varietetet e Kapitalizmit, i cili tërhoqi jo pak vëmendje ku i referohej variacioneve të ndryshme të kapitalizmit. Ky libër dhe të tjerë të ngjashëm i’u referoheshin modeleve të ndryshëm të sistemeve politiko-ekonomike kapitaliste të tilla si ekonomive të tregut të lirë si SHBA, Britani e Madhe apo Australi atyre skandinave me modelet welfare, atyre korporatiste (si Gjermania apo Japonia) ku ndërmarrjet, industrialistët dhe sindikatat janë në ndërveprim të vazhdueshëm apo kapitalizmi burokratik francez. Pavarësisht formës së zbatimit, kapitalizmi ka qenë dhe mbetet e vetmja formë e akumulimit të kapitalit, maksimizimit të fitimit, alokimit efiçient të burimeve dhe në përputhje me vetë natyrën njerëzore që ndonëse nuk tingëllon ideale është në thelb egoiste dhe jo altruiste. Pavarësisht se priremi të imagjinojmë të kundërtën.

Por krahas modeleve të mësipërme, ku në varësi të specifikave të vendeve të veçanta kapitalizmi ka provuar të jetë i suksesshëm edhe aty ku ndërton konsensuse të gjera shoqërore, edhe aty ku mbizotëron logjika e fortë e tregut, sot kemi të bëjmë gjithnjë e më tepër me njëfarë kapitalizmi të keqzbatuar ku përherë e më tepër kemi bashkë-ekzistencë të autokratëve me oligarkët ku shoqëritë po bëhen gjithnjë e më tepër të pabarabarta, burimet po shpërndahen në mënyrë klienteliste, korrupsioni dhe favoritizmi shkojnë përkundër konceptit të konkurrencës së lirë dhe të ndershme, ku shteti shërben për të garantuar rregullat e barabarta të lojës apo si arbitër i paanshëm. Pra një deformim të vetë kapitalizmit në favor të korruptimit të tij. Në Shqipëri fjala bie gjithnjë e më tepër shohim një formë kapitalizmi të asistuar me oligarkë që kanë përfituar llokmat më të mëdha të ekonomisë, të ngritur nga hiçi jo falë talentit, inovacionit apo aftësive të tyre, por pazareve nën tavolinë, korruptimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, monopolizimit të sektorëve kyç të ekonomisë e me radhë.

Sot në kushtet ku demokracitë lokale ballfaqohen përherë e më tepër me risqet që vijnë nga korporatat globale të cilat kanë fuqinë të vendosin rregullat e tyre (të njëanshme) të lojës edhe për vende shumëfish të vendit tonë në terma të fuqisë relative, ruajtja dhe forcimi i sektorëve jetikë të ekonomisë nga shtetet për të mbrojtur njëkohësisht dhe grupet më vulnerabël kthehet në imperative sic ka paralajmëruar kohë më parë ekonomisti i Harvardit Dani Rodrik. Vende të vogla si Shqipëria janë në çdo rast më vulnerabël si ndaj presioneve globale ashtu dhe nga akumulimi i pabarabartë i pasurive nga një grusht oligarkësh që kanë përqëndruar pasurinë shpejt dhe bllokuar ekonominë përmes investimeve kryesisht në shërbime dhe retail që garantojnë një kthim fitimi të shpejtë, pa risk por edhe pa vlerë të shtuar për ekonominë në përgjithësi.

Po të shihet edhe sot, pas recesionit ekonomik si rezultat i pandemisë por edhe krizës energjetike aktuale ndërkombëtare, të vetmit sektorë me rritje të qëndrueshme janë ndërtimi, imobiliaret, retail-i (ku shqiptarët e privuar arbitrarisht nga blerjet online, krahas bllokimit të lëvizjes për shkak të kovidit), nuk kanë zgjedhje tjetër vetëm të dynden qendrave tregtare dhe të blejnë mall skarco të mbivlerësuar, apo sektorë kyç të industrisë së rëndë që gjithsesi janë dhënë si plaçkë pazari në afera korruptive që shkojnë në kufijtë e kriminales. Ashtu sikundër dhe dhënia e portave hyrëse detare, rrugore dhe aeroportuale përmes pazaresh okultë që bllokojnë sipërmarrjen e lirë në përgjithësi, përqëndrojnë paranë në pak duar, krijojnë pabarazi të mëdha në shoqëri dhe si rezultat, pra si pasojë prodhon dhe emigracion në masë ku po ikin të rinjtë, të shkolluarit dhe profesionistët.

Lexo edhe:

Republikat tona

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

Pa u adresuar shkaqet sistemike dhe strukturore të krizës së thellë ekonomike, financiare dhe sociale që po përjeton vendi dhe të adresuarit e tyre përmes mekanizmash politikë dhe hartimit të politikave publike adekuate, pak shpresë mund të ketë që do të mund të dalim në të ardhmen e afërt nga bataku i retorikës kallp, nga llokoçitja në vetkënaqjen e borgjezëve të rilindur brenda natës dhe situata përgjithësisht e pashpresë për ata që duan të punojnë, të jetojnë dhe të bëjnë hajër në këtë vend.

Etiketa: ilir kalemajkapitalizmikriza energjetikekriza financiarepolitikarecesioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

‘Kakistokracia’: Kur më të paaftët marrin pushtetin

16:53 : 27/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
Para

Qindra hektarë tokë nën ujë në Lezhë, disa zona pa energji elektrike

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com