Lefter Sota nga qyteti i Vlorës i arrestuar dje në Elbasan pasi iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit në makinën me të cilën lëvizte, bën një jetë luksoze.
Ai është djali i një biznesmeni të njohur dhe drejton një firmë.
Në rrjetet sociale, Orest Sota ka publikuar fotografi duke lëvizur me makina luksoze ‘Land Rover’ dhe të tjera.
Bien në sy edhe udhëtimet e tij nga Barcelona, në Dubai, Karaibe e shumë vende nga Lindja në Perëndim.
“Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqeruar me dokumentin e origjinës. Nenet 291, 242 dhe 180 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.