• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
në BOTA

Dorëzimi i dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë hijezoi “epokën e artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, madje e akuzoi Turqinë – njërën prej anëtarëve më të fuqishme të NATO-s – se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”.

Paralelen me Perandorinë Osmane, e cila dikur shtrihej në tri kontinente dhe përfshinte pjesë të mëdha të Ballkanit, e tërhoqi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç Ky është një gjest i keq, thotë Vedran Xhihiq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës. Ai pret pasoja afatmesme dhe afatgjate për “marrëdhëniet midis Serbisë së Vuçiqit dhe Turqisë së Erdoganit”.

“Të përdorësh një argument kaq të rëndë dhe emocional nga e kaluara e Serbisë, vetëm për të komentuar një vendim të Qeverisë turke, është një veprim i pasjellshëm ndaj Turqisë”, thotë Xhihiq për Radion Evropa e Lirë.

Më 8 tetor, Prishtina njoftoi se kishte marrë nga Turqia “mijëra” dronë kamikazë, të llojit Skydagger – gjë që shqetësoi Qeverinë në Beograd. Ambasada e Turqisë në Serbi nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me komentet e presidentit të Serbisë. Vuçiç punoi me vite për të forcuar bashkëpunimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Vetëm një vit më parë në Beograd, Erdogan tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë aq të mira, saqë mund të përshkruhen si “epoka e artë” mes dy vendeve. Marrëdhëniet e Ankarasë me Kosovën, të cilën Turqia e njohu si shtet fare në fillim, edhe më herët ishin pengesë për Beogradin.

Lexo edhe:

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

Një prej rasteve ndodhi në vitin 2013, kur Erdogan, atëherë si kryeministër, deklaroi se “Kosova është Turqi” dhe “Turqia është Kosovë”. Tensionet Beograd-Ankara u rritën edhe në mes të vitit 2021, për shkak të paralajmërimit të Erdoganit se do të punonte që edhe vende të tjera ta njihnin Kosovën.

Tani, pasi Turqia dërgoi armatim dhe pajisje ushtarake në Kosovë, Vuçiç tha se ky vend anëtar i NATO-s nuk do stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Për Xhihiqin, pyetja më e rëndësishme tani është nëse pas qëndrimit të presidentit serb ka një riorientim strategjik dhe afatgjatë në kuptimin gjeopolitik.

“A është ky veprim paralajmërim për një afrim më të madh me Rusinë dhe Kinën, apo me disa vende të tjera?”, pyetet Xhihiq.

Vuçiq, ndërkohë, pranoi se ka reaguar ashpër dhe i bëri thirrje Turqisë, si partnere dhe mike, që t’i marrë parasysh interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë. Në një reagim më të butë, ai theksoi se Erdogani është i mirëpritur në Serbi dhe se bëhet fjalë për “një udhëheqës të madh dhe një vend të madh”. Por, ai gjithashtu këmbënguli se dërgesa e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Turqia në Kosovë, është “e paligjshme”.

Edhe Serbia do armë nga Turqia

Ndërsa kritikon fqinjët për blerjen e armatimit, Serbia edhe vetë po armatoset. Ajo është vendi që shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë, ndërsa Vuçiq e arsyeton këtë me “kërcënimet e reja nga fqinjësia”.

“Të gjithë po armatosen deri në dhëmbë – edhe në rajon. Detyra jonë është të mos mbetemi pas”, tha Vuçiç në janar të vitit 2024.

Më herët, Serbia shprehu interesim për të blerë dronët turq “Bayraktar”, por marrëveshja nuk u realizua kurrë. Për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes u diskutua edhe gjatë vizitës së presidentit turk, Erdogan, në Beograd, në tetor të vitit 2024.

Atëkohë, Erdogan tha se kapacitetet e Turqisë në fushën e dronëve mund të shërbejnë si bazë për bashkëpunim dhe shtoi se partneriteti në industrinë e mbrojtjes është i nevojshëm për ruajtjen e paqes. Serbia, ndërkohë, vazhdon të blejë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja, duke ruajtur qëndrimin e saj të “neutralitetit ushtarak”, edhe pse është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.

Cili është interesi i Turqisë në Ballkan?

Xhihiq thotë se në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe pjesërisht në Kosovë dhe Shqipëri, ka pritje joreale se miqësia historike me popullin turk do të materializohet dhe do të shndërrohet në mbështetje politike.

“Shikoni sasinë e parave që Turqia po investon në Bosnje dhe Hercegovinë dhe krahasojeni atë me disa vende të tjera, do të shihni se nuk është shumë proporcionale”, thotë ai.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Bosnje dhe Hercegovinës për investimet e huaja direkte për vitin 2024, fluksi më i madh i investimeve ishte nga Kroacia, pastaj nga Gjermania dhe Sllovenia. Investimet turke në Serbi janë në rënie që nga viti 2021. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Serbisë, investimet turke arritën në 17.1 milionë euro vitin e kaluar. Kjo është pesë herë më pak se në vitin 2021, kur ato ishin rreth 86.6 milionë.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, deri në maj të vitit 2022, tregojnë se investimet turke në Kosovë kanë arritur në rreth 296.5 milionë euro, ndërsa kompanitë turke në vend kanë siguruar punësim për afërsisht 10 mijë persona. Xhihiq vlerëson se Turqia, si fuqi rajonale, e konsideron Ballkanin Perëndimor të rëndësishëm, por thekson se, aktualisht, ajo nuk ka asnjë synim ekspansionist./REL

Etiketa: droneSerbiTurqi

Lajme të lidhura

RAJONI

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
SPORT

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

15:45 : 11/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
RAJONI

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Serbi, do të asgjësohen 11 mijë krerë

16:57 : 10/07/2026
BOTA

SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”

17:08 : 09/07/2026
Para

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

TË GJITHA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş