• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Festimet e 28-29 nëntorit hipokrizi, Kurti më ka zhgënjyer pak

21:09 : 29/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë. Lubonja tha në News 24 se politikanët në këto data të shënuara mundohen që të identifikojnë veten si Skënderbeu.

“E quaj këtë ditë si ditë të hipokrizisë. Bëjmë sikur flasin për atdheun. E duam atë. Sikur në këtë ditë ne tregojmë gjithë dashurinë tonë ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun.

Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë: “Për ty atdhe”. E identifikonte veten si Atdheu ai. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje.

Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri. Pare me cirkun do populli. Këta japin dhe cirk, herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se atje ku jam mirë, atje është atdheu.

Nga një herë më vjen të them më mirë mos të lindte Shqipëria fare se sa të udhëhiqej nga vetja. Në kohën e Enverit i këndohej atdheut, një burg i madh. Tani në këto 30 vite është vazhdimësi e asaj fryme. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi.

Lexo edhe:

“Procesi në diasporë nuk ishte transparent”/ Lubonja: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme

Liderët evropianë në Tiranë, Lubonja: Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve

Disa thonë: “Porti i Durrësit është diçka e mirë”, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjej diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë: “Do sjellim bangladeshas”.

Lubonja analizoi dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe të dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Sipas tij, Shqipëria në këtë situatë politike ku ndodhet duhet të marrë shembull nga Kosova.

“Kam shpresuar shumë për Kurtin. Isha në Kosovë. Duke e parë Prishtinën, ndjesia që pata është se ai është një vend më normal, më njerëz. Gjithë këto monstra që po ngremë ne, kanë nisur dhe atje, por ka më shumë hapësira. Këtu injoranca, nga Ilirët kanë kaluar te Pellazgët. Kërkojnë rrënjët pellazgjike që: “Ne kemi krijuar botën”.

Kosova ka më shumë kulturë. Gati më erdhi mendimi se këtu dikur ka qenë Shqipëria pikë referimi për kosovarët. Por sot, nëse do të mund të kishte Shqipëria një shpresë që të normalizohej, duhet të merrnim Kosovën si pikë referimi. Kosova ka një frymë kulture më të madhe, atje dhe pedagogët paguhen më shumë.

Kosova në aspektin ekonomik ka probleme. Edhe oligarkë ka. Një biznesmen kosovar më tha: “Kam lëvizur, por aty në Shqipëri flitet për gjera kriminale që lakohen si biznes normal”. Ndaj në këtë aspekt Kosova ka një ndjeshmëri më të madhe.

Albin Kurti më ka zhgënjyer pak, sepse nëse atje do të bëhej një qeverisje anti-kapje, akoma se shikoj se po ndodh kjo gjë. Këto miqësitë me Ramën s’më bindin. Kur erdhi herën e parë, foli për portin e njomë, hekurudhat, atdheun. Marrëveshjet e lidhura mes dy vendeve janë hipokrizi.

Kurti duhet të ndërtojë një model tjetër nga ky i joni, që njerëzit të korrigjojnë veten. Ky (Rama) kërkon të jetë babai i gjithë shqiptarëve. Kurti kërkon të jetë aty, dhe ka aspirata që të jetë përbashkuesi i shqiptarëve, por është njeri më normal që nuk deliron”, – tha Lubonja.

Ai e cilësoi një falsitet fjalimin e Ramës para euroeputetëve në Bruksel, ku mbrojti me tone të ashpra ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Fjalimi i Ramës para europarlamentarëve ishte një “skifo” e madhe. Mori dhe të atin e Hashim Thaçit dhe akuzoi Europën. Për mua mbetet e dyshimtë. E kam një hipotezë që nuk është çudi e madhe që ta them, por që ky të ketë mall për Thaçin, harroje. Këtu ka një projekt, që i duhet Hashim Thaçi se ndoshta me Kurtin ka ngelur.

A e nxjerr dot Thaçin nga burgu Edi Rama, më duket e vështirë. Fakti që nuk është kosistent, që s’bën dot asgjë, dikush thotë se ka një kompleks. Dikush thotë se është ai projekti që ka pasur me Vuçiçin, se i duhet Hashimi, se mund ta bëjnë atë projektin për ndarjen e Kosovës. Këto janë hipoteza”, – pohoi Lubonja.

Duke u ndalur te protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga Partia Demokratike, Lubonja pohoi se moslejimi i saj është pretekst për t’i penguar.

“Nuk ka rrezik që të ndodhi trazira. Mendoj se protesta duhet të kishte një mesazh që t’u tregohet se ata, BE ose ambasadat po mbështesin një regjim. Duhet patjetër që politika t’ia vërë në dukje BE-së këtë gjë. Edhe ky “Samit Washing” është. I shpëlahet fytyra Ramës. Ça “Rroftë Europa!” Kjo Europë po mban këtë regjim kështu” – e mbyll ai.

Etiketa: festat urimetlubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Procesi në diasporë nuk ishte transparent”/ Lubonja: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme

21:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

Liderët evropianë në Tiranë, Lubonja: Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve

21:55 : 16/05/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Lubonja bën parashikimin për “11 majin”: Ja kush fiton! Rama goditjen e madhe do ta bëjë me…

18:13 : 01/05/2025
AKTUALITET

Dosjet e SPAK! Lubonja: Nuk mund të publikohen gjëra nga jeta private e individit!

21:56 : 10/04/2025
Para

VIDEO/ Dy gola në dy minuta, Anglia “zbërthen” mbrojtjen e Uellsit

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com