• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kishin ëndërruar! T’ia dini për nder Edi Ramës

20:55 : 26/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë mjaft e njohur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe që sot ka një vend në Kuvendin e Shqipërisë thotë se rindërtimi u ka dhënë mundësinë shumë fshatarëve që të jetojnë në vila që nuk i kishin ëndërruar kurrë më parë.

E ftuar në “OraNews”, Bozo tha se vetëm 10% e qytetarëve nuk janë sistemuar pasi ende nuk u ka ardhur radha, por që edhe ata do ta marrin shtëpinë e tyre. Deputetja tha se me ekonominë shqiptare nuk mund të bëheshin të gjitha dhe që mjaft ndihmë për rindërtimin e vendit, kanë qenë fondet nga jashtë. Socialistja u shpreh se fajtor për mos përfundimin e të gjitha shtëpive është edhe Covid-19, pasi po të mos kishte rënë pandemia, gjithçka do të ishte sistemuar.

“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi. Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund t’i riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do t’i tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund t’i shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera,”- tha Bozo.

Deputetja nuk e kurseu dhe një falenderim për kryeministrin Edi Rama, kur tha se ai shkoi të ‘lypte’ fonde dhe që njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë gjë.

“Njerëzit duhet të jenë të qartë, që nga puna e jashtëzakonshme e Ramës që shkoi në dyert e botës, lypi dhe siguroi fonde. Shumë fonde siguroi. Fondet që premtuan nuk erdhën të gjitha se ndodhi COVID”, tha ajo më tej.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

Luljeta Bozo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re. me kredi ose jo, Bozo thotë se pa u siguruar që shtëpia është e qëndrueshme, lekët nuk duhen çuar dëm.

“Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim,”- përfundoi ajo.

Etiketa: Edi RamaLuljeta BozopremtimetqeveriaRindertimivila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025
AKTUALITET

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

08:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
Para

Ministri serb i Mbrojtjes flet për tensione në veri

TË GJITHA

Gjykata rrëzon Qeverinë: Gazetarët e Panoramës të rikthehen në redaksi, të kthehen dhe sendet personale

16:21 : 12/08/2025

Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

16:16 : 12/08/2025

Egnatia pret në shtëpi Olimpija Ljubljanën, kompanitë e basteve “eliminojnë” rrogozhinasit

16:11 : 12/08/2025

Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave

16:07 : 12/08/2025

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

16:04 : 12/08/2025

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com