• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Droga në Fier/ Jo vetëm pleh kimik, eksperti zbulon lëndët që përzihen me kokainën

20:34 : 25/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 430 kilogramë kokainë, e cila ka qenë e fshehur në 24 tonë pleh organik artificial, është sekuestruar në fshatin Farkë e Madhe në Fier të Shqipërisë, u tha në konferencën për media të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), të mbajtur më 25 nëntor në Tiranë. Kjo kokainë ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia, duke kaluar transit nëpër dy porte, të Greqisë dhe Malit të Zi.

Vlera e saj, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 40 milionë euro. Hetimet janë realizuar mes autoriteteve shqiptare dhe malazeze, si dhe në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese, dhe kishin nisur në korrik të këtij viti. Policia malazeze tha të premten se ky aksion në Mal të Zi u krye me kodin “Port”, ndërsa në Shqipëri me kodin “Konsistenca”.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detajet se si kokaina mund të ketë mbërritur në Shqipëri edhe më parë duke u përzier me substanca të tjera.

Sipas Karamuços, kokaina mund të përzihet me gipse, plehra kimik, pllaka, letra për shtroje dyshemesh, shishe vere apo dhe qymyr.

“Në banane nuk ngurtësohen dot. Me gipse bëhen shumë mirë. Se janë kthyer në vepra arti kemi shembullin e Italisë që kanë hyrë dhe më pas është zbuluar kokaina. Me plehra kimik. Me pllaka, janë futur këtu. Në letra dhe në shtroje që po të vihen në solucione shkrihen dhe më pas del kokaina. Në shishe vere. Edhe me qymyrin. Këta i heqin edhe erën nuk i gjen dot as qeni. Këto kamoflime bëhen për të kaluar lëndën dhe më pas përpunohet këtu.” tha Karamuço per Abc News.

Lexo edhe:

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

Ndërhyrja e realizuar në bashkëpunim me autoritetet malazeze, është finalizim i një hetimi disa mujor. Përgjatë kësaj kohe, të gjitha lëvizjet e ngarkesës, që nga momenti që ajo ka hyrë në territorin shqiptar, janë mbajtur nën mbikqyrje, për të bërë të mundur zbulimin e rrjetit të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Prokurori Adnan Xholi, tha sot se të gjithë pjesmarrësit, që nga financuesi, organizatorët dhe pjestarët e tjerë me role të ndryshme, në total, 10 persona, janë arrestuar. Në kërkim është një shtetas kolumbian, i cili do të angazhohej për të bërë të mundur ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Sinjalizimi për sasinë e drogës, kishte mbërritur nga DEA amerikane. Prokuroria shpjegoi se në muajin maj 2022, ngarkesa është nisur nga Kolumbia “nëpërmjet një anije transporti, për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022”.

Ngarkesa me “pleh kimik” është zhvendosur në mjedise të ndryshme, në disa qytete të vendit, për t’u grumbulluar më pas në Frakull të Madhe, në zonën e Fierit, aty ku do të bëhej dhe ndarja e kokainës.

“Ne kemi sekuestruar 24 ton, ngarkesë, aq sa është futur në Shqipëri”, deklaroi prokurori Xholi.

Banesa ku është gjendur droga e fshehur në thasët me pleh, I përkiste ish kreut socialist të komunës Viktor Çervanaku, aktualisht i punësuar në një nga ndërmarrjet e sistemit energjitik në Tiranë. Ka qenë vëllai i tij, Zenel Çervanaku, ai që kishte porositur ngarkesën porositës i ngarkesës, pasi në janar të këtij viti kishte rregjistruar në emrin e tij një kompani që kishte ndër të tjera si aktivitet edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. Ndërsa si financues i ngarkesës rezulton të jetë Nikolin Gjolena.

Etiketa: drogeErvin KaramucoFierkokainelaboratorperzjerje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

18:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

14:13 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

10:09 : 12/11/2025
BOTA

Operacion i madh antidrogë në portin e Gioia Tauro, sekuestrohen mbi 175 kg kokainë

08:38 : 12/11/2025
AKTUALITET

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

20:30 : 11/11/2025
Para

Britani, 88% e grave dhe fëmijëve shqiptarë marrin azil, burrat vetëm 13%

TË GJITHA

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025

Këmbimi valutor 14 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:19 : 14/11/2025

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025

Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

08:15 : 14/11/2025

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com