• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim sulmon KLP, presion për emërimin e “të preferuarit të saj” në krye të SPAK

22:35 : 22/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

Pas më shumë se 6 vitesh nga miratimi i Reformës në Drejtësi, edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka humbur besimin tek institucionet e reja të drejtësisë.

Në një mesazh të shpërndarë pasditen e kësaj të Hëne nga rrjeti “Cicërimë” (Twitter), lidhur me procesin e pritshëm të zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ajo ka shprehur dyshimet, kritikat, por edhe ndërhyrjen brutale në një proces, i cili i është besuar njerëzve të drejtësisë së re.

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit, krimit i organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim.

Lexo edhe:

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

Analizimi i këtij teksti është shumë i rëndësishëm, pasi e rendit Kim pikërisht në radhën e atyre që kritikon më ashpër, tek ata personazhe që sulmojnë “drejtësinë e re”, dhe, nën petkun diplomatik, tenton të ndërhyjë në vendimmarrjen e institucioneve.

Ka shumë elementë që e nxjerrin zbuluar Yuri Kim, pavarësisht se mundohet të mbulojë qëndrimin e saj nën petkun e përfaqësuesit të partnerit më të rëndësishëm ndërkombëtar të Shqipërisë.

Së pari, zonja Kim duket se ka informacion për ndërhyrje, politike ose edhe përtej saj, në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, që do të zëvendësojë Arben Krajën, të cilit i përfundon mandati në javën e parë të dhjetorit 2022.

Ndërhyrja në vendimmarrjen e një institucioni kushtetues, siç është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përbën vepër kriminale, më së paku të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Zonja Kim i ka të gjitha mundësitë për të përcjellë informacionin që posedon tek organet e drejtësisë, edhe asaj të resë, për të ndihmuar Shqipërinë që të shpëtojë njëherë e mirë nga ata që “preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi.

Ambasadorja nuk ka detyrim ligjor të referojë materiale për vepra kriminale, por ka detyrimin moral që t’u gjendet në krah shqiptarëve për të vendosur para përgjegjësisë ligjore ata që pengojnë drejtësinë.

Së dyti, qëndrimi i zonjës Kim që “shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit, krimit i organizuar”, krijon idenë së të paktën një ose dy prej tre kandidaturave që garojnë për kreun e SPAK-ut nuk janë të përshtatshëm për këtë detyrë.

Të hënën e kësaj jave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kandidaturat zyrtare për drejtues të Prokurorisë Speciale, të renditur sipas radhës së aplikimit; Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Të tre prokurorët kanë kaluar në filtra të shumëfishtë. Ata kaluan me sukses filtrin e mprehtë të Vetingut, ata rezultuan të suksshëm edhe në filtrat e shumë institucioneve, para se të zgjidheshin pjesëtarë të trupës së SPAK-ut dhe tashmë vijojnë të ushtrojnë detyrat në atë institucion të specializuar.

Pra, nëse zonja Kim ka ndonjë dilemë për integritetin e një ose dy prej kandidatëve, kjo do të thotë që ata nuk duhet të ishin në SPAK.

Por, nëse nuk duhet të ishin dhe ndërkohë ushtrojnë funksionet aty, atëherë e gjithë arkitektura e drejtësisë së re ka dështuar dhe është e tepërt të vijohet të flitet për “Reformë në Drejtësi”.

Së treti, ambasadorja Kim duket qartë se nuk ka besim tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë, struktura përgjegjëse për përzgjedhjen e kreut të SPAK-ut.

KLP është një strukturë e “drejtësisë së re”, e përbërë nga prokurorë dhe “juristë të spikatur”, siç e përcakton ligji, me një formulë përzgjedhjeje të hartuar në mënyrë të tillë që të mos ketë ndërhyrje.

Mos-besimi i hapur i zonjës Kim tek “ drejtësisë së re” e rendit diplomaten, as më pak e as më shumë, në të njëjtën gjatësi vale me drejtuesit politikë shqiptarë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e të tjerë, të cilët, secili në këndvështrimin e vetë, nuk i kanë kursyer kritikat për arkitekturën e “pushtetit të tretë”.

Kjo është një goditje e rëndë për “Reformën në Drejtësi”, pasi zonja Kim është e vetmja në eterin shqiptar që po mundohet t’u mbushë mendjen qytetarëve se gjithçka po ecën mirë, pavarësisht se publiku ka humbur besimin tek kjo “foshnje e lindur me shumë probleme”.

Së katërti, deklarata e zonjës Kim është një ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së kreut të SPAK-ut dhe ajo realisht po tenton të mbyllë garën me togfjalëshin “të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut”, duke krijuar bindjen se në mendjen e saj e ka paracaktuar fituesin.

Kushtetuta dhe legjislacioni shoqërues ka parashikuar një seri kriteresh për emërimin në krye të SPAK-ut, ku natyrisht “kualifikimi dhe historiku” kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë më të rëndësishëm se sa shumë elementë të tjerë, përfshirë aftësitë e drejtimit, menaxhimit, organizimit, bashkëpunimit.

Janë këto elementë që ndajnë drejtuesin nga prokurorët e thjeshtë. Ligji për SPAK-un e vendos drejtuesin “primus inter pares”, të parin mes të barabartëve.

Pra, më shumë se sa “historiku dhe kualifikimi”, të cilat i kanë të gjithë prokurorët e posaçëm përsa kohë u emëruan në atë institucion, kërkohen elementët e tjerë tek drejtuesi i ri i SPAK-ut.

Por, për zonjën Kim, mjaftojnë vetëm dy kritere, duke tentuar të ushtrojë ndikimin tek kufizimin i ndjeshëm i garës.

Së pesti, ndërhyrja e zonjës Kim me një deklaratë të tillë, në fazën determinante të procesit, mund të konsiderohet si ndërhyrje e hapur ndaj dy institucioneve të rëndësishme, KLP dhe SPAK.

Nëse zonja Kim ka ndonjë preferencë personale për emrin e ri të kreut të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, ndoshta do të ishte më mirë të dilte publikisht e ta shprehte.

Do të ishte më mirë kjo formë, se sa presioni me “cicërima” (Twitter) dhe me mesazhe të koduara, të cilat, gjithësesi kuptohen lehtësisht nga kushdo që ka interes për çështjet e politikës dhe drejtësisë.

Etiketa: klpspakYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025
Para

Historike, Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry

TË GJITHA

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025

“Hape derën, mos lëviz”/ Arrestohet “i rrezikshmi” i Korçës, kërcënoi me armë Policinë (EMRI-VIDEO)

17:11 : 18/09/2025

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com