Alida Tota, Drejtoresha e Informacionit të A1 News, një televizion i mbyllur për shkak të financimeve, ka fituar pjesërisht gjyqin me administratorin e këtij televizioni, Neritan Gjojdeshi. Ky i fundit, është renditur edhe tek 100 emrat në listën “e zëzë të korrupsioni”, e publikuar nga kryeministri Edi Rama.
Gazetarja Tota, u shkarkua nga puna, në muajin gusht të vitit 2016, pasi po investigonte ngjarjen tragjike të humbjes së jetës, së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Gazetarja Tota pretendoi se vendimi për ndëprerjen e marrëdhënieve të saj të punës është marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teksa shumica e mediave vendosën të heshtin në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe askush nuk u morr më me këtë çështje, ishte emisioni Publicus, i cili përcolli me dëshmi dhe fakte, sesi vdekja e 17-vjeçarit, ishte përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e Bashkisë së Tiranës, dhe kryetarit të saj Erion Veliaj. Por edhe emisioni Publicus pati fatin e Alidës, pasi u censurua dhe u mbyll nga Vizion Plus, ndërkohë që materiali filmik ku bënte pjesë dhe rrëfimi i Alida Tota, u shpërnda në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagim të madh.
Në gjyqin kundër censurës, Alida Tota fitoi pjesërish integritetin përballë pronarëve të mediave, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, pranoi detyrimin financiar ndaj gazetares Tota, por nuk pranoi faktin ajo ishte ishte shkarkuar pa ndonjë shkak të arsyeshëm.
Avokati i gazetares, Ledio Braho (në foto), shprehet se gjyqi kishte presion jo të vogël, kjo dhe për shkak të manipulimeve, fshehjeve dhe falsikimet që bëjnë pronarët e mediave. Nga dokumentat e paraqitura në gjykatën, administratori i A1 News (I regjistruar si TV BALLKAN), përveç çensurës ndaj lirisë së fjalës, ka kryer falsikifime edhe me pagat e gazetarëve. Në rastin konkrret, gazetarja Alida Tota paraqiti në seancë gjyqësore një vërtetim për pagën e saj reale prej 100 mijë lekësh të reja, ndërsa në Sigurimet Shoqërore, ishin derdhur për pagën prej 22 mijë lekësh të reja.
Evazion i tillë fiskal, është një marifet i përdorur shpesh në media. Gazetarët të cilët denoncojnë me mijëra shkelje, shpesh mbyllin njërin sy për të drejtat e tyre, për mënyrën sesi paguhen por edhe për censurën në lirinë e shprehjes.
Gjykata e Shkallës së Parë, çmoi se gazetarja Alida Tota, nuk është paguar plotësisht si Drejtore e A1 News, përgjatë kohës së punës. Për këtë vendosi që A1 News, të shlyej detyrimin prej 613,828 lekësh (të reja) ndaj gazetares Alida Tota.
Por Gjykata, e drejtuar nga Anila Karanxha, cedoi në dhënien e së drejtës së “shkarkimit pa motivacion” të gazetares Alida Tota. Raportit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i bërë publik në seancën gjyqësore, dënonte fuqimisht shkarkimin nga puna, pa motivacion, të gazetares Alida Tota. Sipas raportit, shkak është bërë investigimi ndaj Bashkisë së Tiranës dhe presioni i ushtruar nga administratori i A1 News, Neritan Gjojdeshi.
Këshilli i Europës si dhe Komiteti i Helsnikit, janë dy institucione të tjera që kanë ngritur shqetësimin për shkarkimin e Alida Totës. Megjithatë gjyqtarja Karanxha, është shprehur çuditërisht, se këto qëndrime të këtyre institucioneve ndërkombëtare, kanë ardhur si pasojë e denoncimit të gazetares Alida Tota. Pra, me pak fjalë, gazetarja Tota ka “ndikuar” në hartimin e raporteve ndërkombëtare për Shqipërinë.
Të drejtat e gazetarëve, duket se janë ende një sfidë qoftë për drejtësinë, qoftë edhe për median e lirën. Censura e pashembulltë ndaj gazetares Alida Tota, por edhe ndaj emisionit Publicus, shfaqin gjithnjë e më shumë forcën e pushtetit për të kontrolluar çdo gjë.
Megjithatë, edhe pse pjesërisht i fituar, gjyqi i Alida Totës, theu një tjetër tabu, atë të lirisë së shprehjes së gazetarëve, përballë presionit të pronarëve dhe pushtetarëve që qëndrojnë në hije.
I pyetur nga Tpz.al, avokati Ledio Braho, shprehet se gjyqi i Alida Totës do të vijojë edhe në Shkallët e tjera të gjyqësorit, për të fituar çdo të drejtë për gazetarinë dhe lirinë e medias./TPZ.AL/