• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i Kryemadhit: SPAK të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës

13:24 : 17/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë se veprimet e djeshme për inceneratorët në të gjithë njoftimin e SPAK, janë bazuar në pjesën e padisë së bërë për inceneratorin e Fierit nga LSI.

Në një komunikim për MCN Live, ajo deklaroi se është një hap për të bërë disa veprime, ndërsa uroi që të mos jetë një kapak për të mos mbyllur “kutinë e Pandorës” në një prej veprave më korruptive të qeverisë që sipas saj, ku është e kapur me presh në dorë.

Sipas saj, për Fierin ka jo vetëm shkelje të barazisë së tenderit, por fryrje të kostove, mashtrim me fatura fiktive nga kompanitë kontraktore me një punëtor.

“Padia e fundit, 189 milionë dollarë evazion fiskal që janë të lidhura jo vetëm me inceneratorin e Fierit, Tiranës, Elbasanit, por gjithë skenën e koncensioneve që bëhet me rrugët e florinjta. Duke pasur parasysh gjithë këtë numër të madh veprash korruptive që po ndodhin, janë mbi 8 mijë fletë të dorëzuara në SPAK prova që nuk janë thjesht prova me fjalë, por dokumente me vulë, firmë, numër, protokolli, relacionet e qeverisë dhe ministrave të qeverisë së zotit Rama, fatura autentike që kanë të bëjnë me evazion fiskal dhe mashtrimin e bërë me punimet. Janë bërë fatura fiktive, janë marrë para dhe mbyllur bizneset. Jemi në vëzhgim se SPAK duhet të veprojë në pavarësi të plotë.

E kuptoj që e kanë të vështirë për shkak të intimidimit dhe presionit, se të thërrasësh kryebashkiakun e Tiranës dhe Kryeministrin, është e vështirë. SPAK të bëjë ndërprerjen e pagesave për inceneratorin e Tiranës, se ne paguajmë 29 euro për ton. Ndërprerja e pagesave, kalimi i administrimit Bashkisë Tiranë ose sekuestrimi i inceneratorit. Përgjegjësia e administrimit duhet ti ngelet Bashkisë Tiranë”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

Ajo deklaroi se duhet të ketë kryebashkiakë në burg dhe se nëse Edi Rama ka konfirmuar si kandidatë krerët aktual të bashkive Tiranë, Fier dhe Elbasan, vjen prej presionit të bërë prej tyre.

Në këtë linjë shtoi se suksesi më i madh është të ndërpriten pagesat të cilat kryhen pasi tha se mund të shërbejnë për ndërtimin e një shkolle, çerdheje, për ujin e pijshëm etj., dhe se është më e rëndësishme që paratë që shkojnë në xhepat e 3-4 vetave, t’u kthehen qytetarëve në shërbime.

“Nga SPAK kërkojmë transparencë nëse është bërë investim, nëse po ku, dhe kjo pagesë 29 euro toni që ne bëjmë, a ia vlen apo jo, apo mund të paguhet më ulët. Për inceneratorin e Tiranës, duke rritur presionin, bëhet një veprim për diçka që ka mbaruar. Fieri dhe Elbasani janë sekuestruar nga bashkitë përkatëse. Për inceneratorin e Tiranës ne vazhdojmë paguajmë. Qeveria vazhdon paguan 29 euro tonin për një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljes.

Nuk mendoj që është te konfirmimi i kandidaturave për t’i bërë presion SPAK. Rama do i suportojë se janë bashkëpunëtorë dhe ata e kërcënojnë se në momentin që vura firmën dhe në 30 vjet tranzicion është i pari kryetar bashkie që firmos një shkresë flagrante, i thonë që po nuk bëre asgjë, ti na ke dhënë urdhrin. Është bashkëpunim nën presion e sipër. Inceneratori i Tiranës, nuk është një skemë financiare nga Bllako, Koka apo Ahmetaj. Ka një kokë që është Edi Rama! Vendet e BE e kanë shumë të kontrolluar veprimtarinë e kompanive offshore.

Tek ne ndodh se është flagrante pastrim parash, inceneratori i Tiranës ka shërbyer si hinkë për të nxjerrë paratë e buxhetit jashtë vendit dhe për të futur paratë e krimit. Për Bllakon u dha vendim në fillim për ta nxjerrë, e kthyen më pas në burg se normalisht faktet dhe provat që vazhdojnë përmenden çdo ditë e më shumë e vendosin përpara përgjegjësisë jo vetëm SPAK por edhe gjykatën. Bllakon e nxorën se nuk kishte dado dhe bashkëshortja e tij ikte jashtë shtetit.

Suksesi i çështjes së inceneratorëve është ndërprerja e pagesave për inceneratorin e Tiranës. Koka me Bllakon përfunduan në burg dhe e kanë dyfish se duke e bërë burgun në periudhën e hetimit, e bëjnë dyfish burgun. Për veprat penale që akuzohen 3 vjet burg do bëjnë. Edhe Lefterin dhe Alqin do i nxjerrin. Ka gjëra të tjera që e kanë burgun më mirë se të ishin në shtëpitë e tyre. Ti çoje në burg Lefterin me Alqin, a të kthehen paratë që janë marra, 60 milionë euro që kanë ikur… Problemi është se ti lejon të ndodhë vepra penale, duke vazhduar të paguash inceneratorin e Tiranës“, deklaroi Kryemadhi.

Etiketa: inceneratoreMonika Kryemadhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
Para

Maliqi: Rama në panik për zgjedhjet e 14 majit, i frikësohet humbjes në Berat

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com