• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bonucci krahason Shqipërinë në vite dhe parashikon Botërorin: Në finale shkojnë…

21:25 : 15/11/2022
në SPORT

Leonardo Bonuçi mendon se Shqipëria aktualë është më e talentuar se ajo e vitit 2017, kur italianët përballeshin me kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Ndaj duke folur para mediave në konferencën për shtyp në Tiranë para miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë, ai ka parashikuar një sfidë edhe më të luftuar.

“Në këtë kombëtare shihet dëshira dhe ndjesia e përkatësisë. Kemi kaluar si mendërisht, ashtu edhe fizikisht një periudhë të lodhshme, me shumë ndeshje, ka qenë ndonjë dëmtim që mund të linte të mendohej se ndonjë mund të mos kishte dëshirë që të ishte në kombëtare. Por unë jam në kombëtare prej 12 vitesh dhe e kam të vështirë të kujtoj një shok skuadre që ka thënë që nuk dëshiron të jetë në kombëtare. Ndjenja e përkatësisë është nga të gjithë.

Unë kthehem në ekip me entuziazmin e zakonshëm, kështu ka qenë në shtator, kështu është sot dhe në të kaluarën. Të jem këtu është një krenari, kënaqësi dhe të jem në dispozicion të lojtarëve më të rinj, trajnerëve e të gjithëve, më mbush më kënaqësi dhe gëzim. E vërtetë që janë miqësore, por të jem është thelbësore. Derisa trajneri të quajë të drejtë të më thërrasë, unë do të jem. Për Botërorin u kam uruar fat shokëve, u thashë argjentinasve dhe brazilianëve që dua t’i rishoh sa më vonë të jetë e mundur se mendoj se janë mes 3-4 kombëtareve favorite.

Si është Shqipëria në krahasim me 5 vite më parë? Po flitnim në autobus nga aeroporti deri këtu për ndeshjen e vështirë që kemi bërë në ato kualifikuese Botërori me Shqipërinë, kualifikuese që na çuan në playoff me Suedinë. Sipas meje në këtë moment kombëtarja shqiptare ka më shumë talent dhe më shumë eksperiencë duke pasur shumë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe shumë skuadra të mëdha. Për ne nesër në darkë do të jetë një ndeshje shumë impenjative.

Një javë më parë një shok i imi më ka pyetur si isha pikërisht për faktin e Botërorit. I thashë që është e vërtetë, ka keqardhje, por gjëja e vetme që mund të bënim është të ndërtonim një të tashme dhe të ardhme të madhe. Futbolli është si jeta, të vë gjithmonë përpara mundësish të rinisesh, në perspektivën e Euro 2024 apo të Botërorit 2026 për kolegët e mi më të rinj. Unë mundohem që të kaloj këto mesazhe. Në të gjitha momentet ekziston mundësia që të ndërtohet një e ardhme e madhe, vetëm të bashkuar mund të rinisemi në mars.

Lexo edhe:

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

Situata e Ronaldos? Sa i përket Kristianos, më erdhi keq që lexova këtë situatë, se e kuptoj që nuk është asnjëherë e lehtë të jesh në një sistem ku ndodhin disa gjëra. Ka vështirësi nga të dy palët. Nuk mund të futem në temë se nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur. Unë, kur kam qenë me Kristianon, kemi kaluar vite të rëndësishme, ku kam njohur një person të shkëlqyer dhe në këto kompeticione ai jep gjithmonë diçka më shumë.

Për Botërorin, sipas meje Argjentina dhe Brazili janë mes favoriteve. Kam shokë skuadre në këto kombëtare dhe do të bëj tifo për ta sepse janë djem special dhe lojtarë të mëdhenj. U kam thënë atyre se finalja do të jetë Brazil-Argjentinë, të shohim nëse do të ndodhë kështu”, tha Bonuçi në konferencën për mediat.

Etiketa: bonucciBoteroriShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

“Shoqëria po lodhet nga liria”/ Strazimiri: Edhe çmimi për blerjen e votës ka rënë

22:15 : 01/08/2025
AKTUALITET

PD: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar

14:21 : 01/08/2025
Para

Reagon për herë të parë Rusia pas raportimeve për sulme në Poloni

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com