Kreu i PD-së, Sali Berisha e quajti vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, për rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, një proces negociatash me personat e tjerë që janë të arrestuar për këtë çështje.
Apeli i GJKKO riktheu në qeli Alqi Bllako me argumentin se prish provat e hetimit për inceneratorët si dhe rrezikon të largohet nga vendi.
Berisha tha se këto janë zhvillime dramatike që po ndodhin në vend.
“Mund t’u them se riarrestemi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër vetëm një proces negociatash dhe me ata të tjerët që janë akuzuar që të mos flasin dhe të dalin shumë shpejt nga burgu. Janë të gjitha këto zhvillimet më dramatike, më të turpshme, më kriminale të Edi Ramës dhe SKAP-it të tij që tallet me drejtësinë, me ligjin, me Kushtetutën e Shqipërisë”- deklaroi Berisha.














