Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu njoftoi finalizimin e një operacioni antidrogë ku u sekuestruarn 146 kg kanabis dhe 220 bimë e këtij lloji.
Veliu njofton se 7 persona janë vënë në pranga.
Deklarata e plotë:
Në kuadër të operacionit “Muzgu”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë:
- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
- Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lire 10 shtetas.
Shtetasit e sipërpërpërmendur që procedohen në gjendje të lirë janë personat e punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.
Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:
- 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
- 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
- Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
- 25 aparate të ndryshme telefonike
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.